“Shtylla e modernizimit të Shqipërisë!”/ Veliaj uron 34-vjetorin e Partisë Socialiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar në 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Në një postim në rrjete sociale, Veliaj shprehet se PS është forca më e madhe politike në vend, që për më shumë se tre dekada ka qenë një shtyllë e rëndësishme e stabilitetit dhe modernizimit të vendit.

Sipas tij, falë punës dhe vizionit, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit.

“Gëzuar ditëlindjen PS!

Urime të përzemërta zemrave dhe mendjeve socialiste e progresiste me rastin e 34-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë!

Forca më e madhe politike në vend, që për më shumë se tre dekada ka qenë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit, stabilitetit dhe modernizimit të Shqipërisë.

Falë punës, vizionit dhe përkushtimit të saj, vendi ynë ka hedhur hapa të rëndësishëm drejt integrimit europian, dhe pa dyshim do të vazhdojë të japë më shumë për të ardhmen europiane të Shqipërisë.”, shkruan Veliaj./e.t

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV