Popullsia në vend zbret në 2.36 milionë banorë, ja faktorët që ndikuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Popullsia në vend ka vijuar të tkurret më tej pas matjeve të Censit 2024. INSTAT raportoi treguesin e ri të popullsisë. Popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 Janar 2024. Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë:

Shtesës natyrore, që për vitin 2024 ishte pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje;

Migracionit neto, i cili mbeti negativ me -28.836 persona. Raporti gjinor në lindje u rrit nga 106,8 në vitin 2023 në 107,8 në 2024. Përllogaritjet e popullsisë më 1 Janar 2025 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë me 0,2%.
Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Shkodër (-2,5 %) dhe Kukës (-2,3 %). Tirana, Fieri dhe Elbasani kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej. Më 1 Janar 2025, Tirana zë rreth 32,2 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri dhe Elbasani me nga 9,9 % dhe 9,6 % përkatësisht./Monitor/kb

Të fundit

Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm! Kush ishte Diogo Jota

Një ngjarje tronditëse ka tronditur jo vetëm botën e futbollit, por edhe opinionin publik në përgjithësi. Diogo Jota, ylli...

Lajm i fundit/ Mediat spanjolle raportojnë: Ndërron jetë ylli i Liverpool

Diogo Jota, futbollisti 28-vjeçar portugez i Liverpoolit, vdiq herët këtë mëngjes në një aksident trafiku në provincën e Zamorës. Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të...

“Berisha kishte lidhje me agjendën serbe”, gazetari: Si më hoqi nga puna

Xhevdet Zekaj, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, hodhi akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e lidhur...

Xhim Morison, legjenda e pavdekur e muzikës

Nga Leonard Veizi       Nga kordat e zërit të tij dilnin nota mistike, diçka që ishte fillimisht veç një imazh i cili kalonte vetëtimthi nëpër...

Rama: Ina Majko, prurja e parë në vijim të rrugës së re

Kryeministri Edi Rama thotë se Ina Majko, të cilën e emëroi zëvendës ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, është prurja e parë ndër shumë të...

Lajme të tjera

Web TV