Georgina në pritje të ëmbël? Cristiano së shpejti baba?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video e fundit e publikuar në rrjetet sociale nga e dashura e Cristiano Ronaldos, ka nxitur spekulimet për një shtatzëni të radhës.

26 vjeçarja shihet në video teksa përkëdhelet me macen e saj, por fakti që ajo është mbuluar dhe mungesa e fotove prej disa ditës, ka rritur edhe më shumë dyshimet për një shtatzëni të radhës së Georginës. Madje në një moment, ajo mbulon edhe barkun me duar.

Dyshimet lindën edhe pak ditë më parë kur teksa stërvitej, Georgina e shoqëroi videon me statusin “Baby Girl”. Njësoj nisën diskutimet edhe në qershor të vitit 2018, kur ishte me pushime në Gran Canaria, ku me rroba banjo, barku i dallohej lehtësisht. Përpos mohimit të lajmit, një javë më pas, ajo dhe Ronaldo publikuan vetë lajmin në Instagram.

Në korrik të 2017, ylli i futbollit Ronaldo tha se dëshironte të ketë 7 fëmijë. 4 tashmë i kanë dhe çifti duket se është në rrugë të mbarë për të arritur brenda disa viteve, numrin e tij perfekt, 7.

Një gazetë italiane tha pak kohë më parë se Georgina dhe Cristiano janë martuar në një ceremonie sekrete në Marok, por më vonë menaxheri i Ronaldos i mohoi lajmet.

Pas gati 2 muajsh karantinë në Madeira, Cristiano dhe familja e tij u kthye në Itali më 3 maj./Burimi: Mirror

Të fundit

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë...

Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musleh Al-Skeifi është bërë shtylla e familjes së saj. E veshur me...

Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri disa studentë nga Harvard Kennedy School. Teksa ka ndarë një video me pamje nga takimi me ta, kreu i...

SHBA do ndërtojë “mburojën e artë”/ Trump: Do të mbrojmë amerikanët nga çdo kërcënim

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar konceptin e tij për Mburojën e Artë të Shteteve të Bashkuara. Teksa fliste në zyrën ovale, krah Trump...

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja. Zona e veriut, më e prekura

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si...

Lajme të tjera

Web TV