Pse Berisha i kundërvihet “bashkimit” të opozitës rreth dikujt tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Mero Baze

Është një gjë pozitive që disa aktorë të opozitës po flasin për nevojën e bashkimit të saj. Ky është në të vërtetë thelbi i debatit brenda opozitës, pasi është dhe arsyeja kryesore pse ajo u dërrmua si asnjëherë më parë në këto zgjedhje. Humbja dërrmuese u shkaktua nga fakti që nuk ishin të bashkuar, por garuan me pesë sigla të ndara.

Berisha vetë e pranoi sot se arsyeja e humbjes është përçarja, ndaj dhe deklaroi se është dakord për bashkim.

Por problemi nis pikërisht këtu. Berisha dhe pjesët e tjera të opozitës kanë kuptime krejt të ndryshme për fjalën “bashkim”.

Berisha quan “bashkim” atë kur të gjithë i bashkohen atij. Çdo formë tjetër bashkimi e konsideron përçarje.

Nga ana tjetër, Agron Shehaj ka propozuar që opozita të bashkohet rreth një figure tjetër, që nuk është e konsumuar politikisht. Nuk ka thënë që s’duhet të jetë figurë politike, por vetëm që të mos jetë e konsumuar. Pra, pak a shumë e kundërta e Berishës.

Kjo është arsyeja pse Berisha i është kundërvënë prerë këtij propozimi.

Berisha është gati të bëjë gjithçka që çdo fraksion opozitar t’i bashkohet partisë së tij, por vetëm rreth një kandidati që e cakton ai vetë. Ndërkohë, pjesa tjetër e opozitës kërkon pikërisht të kundërtën: të shkëputet nga imazhi i Berishës.

Një opozitë e tëra e bashkuar në rresht pas Berishës është e sigurt që do marrë edhe më pak vota se sot. Siç e tregoi bashkimi me ish-LSI: të dy bashkë u bënë më të vegjël. Arsyeja? Berisha dhe Meta. Nëse këtij pellgu të ndenjur i shtohen dhe parti të tjera, ai vetëm sa bëhet më i vogël.

Lexo edhe :  Pse bota duhet t’i thotë “jo”, tani, luftës bërthamore

E vetmja mundësi reale për rritje e ka opozita jashtë Berishës — nëse ajo bashkohet dhe gjunjëzon PD-në që t’i bashkohet pa figurën e tij. Por kjo nuk ndodh. Deberishizimi i PD-së është një proces që nuk ka për të ndodhur më. As pas vdekjes së tij. E vetmja gjë që mund të lindë në opozitë është një opozitë e re, që nuk ka lidhje me Berishën.

Për këtë arsye, bashkimi me Berishën nuk mund të ndodhë, pasi ai të do ose në rresht pas tij, ose përballë. Ndaj, debati për “shanset e bashkimit” është humbje kohe./kb

Të fundit

Rriten helmimet nga alkooli, të rinjtë e përziejnë me drogën

Vera shton festat e bashkë me to dhe konsumin e alkoolit. Abuzimi me sasinë dhe përziera me substanca...

E kritikoi Rama, Ermal Dredha “pastron” qytetin: Kishin zënë gjysmën e hapësirës

Një ndër qytetet për të cilat kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ishte qyteti bregdetar i Vlorës. Përpos kërkesës për dorëheqje të drejtorëve të Bashkisë...

Hëna e Plotë e Korrikut – Kur qielli pasqyron natyrën tokësore

Një cikël të lashtë sa vetë koha. Por kur Hëna e Plotë e korrikut ngjitet në qiellin veror, ajo nuk është vetëm një disk...

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i vogël, kthyer tashmë në atraksion...

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të malësisë së Shqipërisë, për të...

Lajme të tjera

Web TV