Ish kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti zbuloi një detaj të parrëfyer më parë mbi karrierën e tij elektrizuese, atë që e afroi shumë me fanelën e real madrid. Presioni më i madh sipas tij vinte brenda familjes, nga bashkëshortja e tij, prezantuesja Ilary Blasi.
“Kam qenë gjithmonë tifoz i Romës dhe ishte ëndrra ime të luaja me këtë klub me fanelën me numrin 10, e shiritin e kapitenit në krah. Kur e mora këtë kënaqësi, e mbajta fort të mos më ikte” tha Francesco Totti.
Ish kapiteni i verdhekuqve është kërkuar nag gjysma e klubeve më të mira të botës, por ka refuzuar me mirësjellje. “Në 2004 më skadonte kontrata me Romën dhe kisha shumë probleme me presidentin për motive të tjera. Do më jepnin gjithçka te Real madrid vetëm të firmosja. Gjithçka përveç shiritit të kapitenit pasi aty ishte Raul, një simbol i blancos. Ilary më shtynte shumë për të luajtur në Madrid, e më thoshte se do braktiste gjithçka për të më ndjekur. Në fund ishte një zgjedhje e zemrës, ndaj tifozëve të mi, miqve dhe familjes” tha Francesco Totti.