PARADA SHQIPTARE NË NEW YORK/ Një festë e identitetit dhe krenarisë kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra shqiptarë marshuan sot (dje) në rrugët e Manhattan-it, si pjesë e parades dedikuar diasporës sonë në New York. Shqiptarët manifestuan kulturën dhe identitetin kombëtar me flamuj, valle dhe muzikë. Festimet kulmuan me një koncert dhe aktivitete kulturore në rrugën 72, në një atmosferë bashkimi dhe krenarie shqiptare.

Në zemër të Manhattan-it, mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora u mblodhën këtë të shtunë për t’iu bashkuar parades, por edhe festës shqiptare në New York.

Ngjarja, e organizuar nga “Albanian Roots”, shënon një nga momentet më të rëndësishme të bashkimit kulturor të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë gjallëri, krenari dhe emocion në rrugët e qytetit.

Parada paraditen e së shtunës me orën lokale nga zona e Central Park West, për të vazhduar përgjatë rrugës së 81-të deri në 68th Street, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve amerikanë dhe turistëve të shumtë.

Pjesëmarrësit mbanin flamuj kuqezi, veshje tradicionale dhe pankarta me mesazhe që pasqyronin lidhjen e fortë me rrënjët shqiptare. Banda muzikore, valltarë popullorë dhe këngëtarë të njohur interpretuan gjatë gjithë marshimit, duke e kthyer eventin në një festë të hapur.

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, priti përfaqësues të komunitetit shqiptar në rezidencën e tij, duke vlerësuar kontributin e diasporës shqiptare në jetën qytetare dhe kulturore të qytetit. Ai theksoi se diversiteti është një nga pikat më të forta të New York-ut dhe se komuniteti shqiptar është shembull për këtë frymë bashkëjetese.

Pas përfundimit të paradës, festimet vijuan me një koncert dhe aktivitete kulturore në zonën e W 72nd Street. Parada shqiptare në New York është më shumë se një ngjarje festive, ajo është një manifestim krenarie, uniteti dhe trashëgimie që kalon brezat dhe kontinentet, transmeton ora./e.t

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV