Nis sot Samiti i NATO-s në Hagë, fokusi te lufta/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen sot dhe nesër në Hagë të Holandës për një samit vjetor mes luftës të Rusisë në Ukrainë dhe pasigurisë rreth të ardhmes së Uashingtonit në aleancë.

Samiti i NATO-s është i pari në të cilin merr pjesë presidenti i SHBA Donald Trump që kur ai mori detyrën në janar për mandatin e tij të dytë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte gjithashtu do ta kryesojë takimin për herë të parë.

Ndër pikat e pritura të diskutimit janë lufta në Ukrainë dhe çështja se sa po shpenzojnë shtetet anëtare për mbrojtjen e tyre kolektive, një pikë e diskutueshme në veçanti për SHBA-në. Trump ka argumentuar prej kohësh se SHBA-të mbajnë mbi supe shumë barrë financiare dhe dëshiron që të tjerët të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

Në takim pritet të marrim pjesë 32 krerët e shteteve ose qeverive të NATO-s, anëtarët e lartë të BE-së dhe përfaqësuesit e Ukrainës. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Në atë takim pritet të marrin pjesë të 32 krerët e shteteve ose qeverive të NATO-s, anëtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e Ukrainës. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Do të diskutohen disa tema, përfshirë luftën e Rusisë dhe financimin e NATO-s./e.t

Të fundit

Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s’i merr dot punonjësit

Duket se fushata agresive e rekrutimit të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, nuk do të përfundojë së shpejti. Tani një raport...

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi

Sektori i turizmit vijon të jetë shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë në korrik besimi në ekonomi...

Neni 503, 504, 506… Kodi Penal… I thoni tellallit tua kujtojë

Nga Leonard Veizi Kodi i ri Penal, i prezantuar së fundmi si draft nga qeveria, ka ndezur debate të forta mes juristëve, gazetarëve dhe qytetarëve...

Kamala Harris nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë

Harris do të kishte kandiduar për të zëvendësuar guvernatorin demokrat Gavin Newsom, i zgjedhur në vitin 2019 dhe kundërshtar i vendosur i Donald Trump,...

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë...

Lajme të tjera

Web TV