Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e naftës janë ulur për gati 5 për qind të martën, pasi Izraeli është pajtuar për armëpushim me Iranin, për t’i dhënë fund konfliktit 12-ditor

Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë fillimisht në 68 dollarë për fuçi, ndonëse ndërkohë është rritur për pak – 69.68 dollarë për fuçi – pasi Irani dhe Izraeli e kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit pak orë pas nisjes.

Çmimet e naftës janë rritur në ditët e fundit, pas shqetësimeve se Teherani do të mund t’i pengonte furnizimet globale duke mbyllur Ngushticën e Hormuzit, rrugë kryesore detare për transportin e naftës dhe gazit.

Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara, Mbretëri të Bashkuar dhe Evropë kanë qenë stabile, pasi presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë Izraelit që të mos gjuajë më me bomba, ndonëse e ka akuzuar edhe Iranin për shkelje të armëpushimit.

Vetëm disa orë më parë, Trump ka thënë se armëpushimi ka nisur të zbatohet. Çmimi aktual i naftës është nën nivelin që ishte kur Izraeli nisi raketa kundër qendrave bërthamore iraniane më 13 qershor.

Sulmi ndikoi në rritjen e çmimit të naftës deri në 81 dollarë për fuçi, duke shtuar shqetësimet për rritje të çmimeve të produkteve tjera të domosdoshme për jetesë. Diçka e tillë ndodhi pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë tre vjet më parë, duke ndikuar në jetët e njerëzve në mbarë globin.

Situata në Lindje të Mesme është e tensionuar prej sulmit të befasishëm të Izraelit në qendra bërthamore dhe ushtarake të Iranit. Izraeli konsideron se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore sepse ia rrezikon ekzistencën, ndonëse Teherani pretendon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime paqësore

Lexo edhe :  Ndërron jetë Arnaldo Pomodoro, skulptori i famshëm i sferave prej bronzi

Irani është hakmarrë me sulme raketore në Izrael dhe në shkëmbim e sipër të raketave janë vrarë dhe plagosur banorë të të dyja shteteve. m.p.

Të fundit

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

“Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba”

Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim sa ironik aq edhe denoncues për situatën në qytetin e tij, kur ka deklaruar se mbeturinat...

Rinumërimi për Tiranën, si paraqitet shpërndarja e mandateve dhe kandidatëve

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës po vijon me intensitet prej 8 ditësh tashmë, në pallatin e sportit “Farie Hoti”. Deri më...

Shifrat: turistët e huaj nuk po i zëvendësojnë dot shqiptarët e larguar

Në Shqipëri po vijnë më shumë turistë se kurrë më parë – mbi 1.3 milion hyrje u regjistruan vetëm në janar-mars 2025, një rritje...

Lajme të tjera

Web TV