Petro Koçi sherr me Berishën/ Turp të kesh! Burgose Fatos Nanon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Petro Koçi i përgjigjet Berishës: Je i fundit që mund të flasësh për zgjedhje të lira, turp të kesh! Ke masakruar krerët e PS-së dhe burgose Fatos Nanon

Deputeti socialist, Peto Koçi i përgjigjet ashpër Sali Berishës nga foltorja e Kuvendit, pas akuzave të këtij të fundit se mazhoranca bashkëpunoi me krimin dhe mafien në zgjedhjet e 11 majit. Berisha i tha Koçit se nuk do të jetë më në Kuvend, pasi ia morën vendin krimi dhe mafia.Por, ligjvënësi socialist i tha se ai është personi i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasë për zgjedhje të lira në këtë vend, pasi më parë ka rrahur komisionerët dhe krerët e PS-së, sakaq burgosi dhe kreun e kësaj partie Fatos Nanon për politikë.

“Sali, ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhje të lira. Je kampion i vjedhjeve dhe grushtit të shtetit të 1996. A e mban mend ca i ke bërë kryetarit të PS në Librazhd dhe kryetarit të PS në Bulqizë, i masakruat, një rrahje barbare me bandat e tyre elektorale. E mbani mend ca i keni bërë komisionerit të fierit, i keni rrahur dhe nxjerrë nga qendrat e votimit. Ke bërë të njëjtën gjë edhe më 20 tetor të atij viti në prezencë të deputetëve që vinin nga Italia. Në sy të tyre, banda juaj qëlloi komsionerin e PS, Viktor Binaj, një trim mbi trimat. E qëlluat në sy të tyre, u ndalua votimi sepse ndërhyri ambasadori italian. Ti burgose Fatos Nanon për politikë, dakord dhe mos fol më për zgjedhje. Je në të njëjtën valë me Maduron. Duke akuzuar shqiptarët si mafie ndërkombëtare e karteleve dhe bandave të drogës, turp të kesh”, tha Petro Koçi./e.t

Lexo edhe :  Konkurroi në garë, rikonfimohet në detyrë shefi i komisariatit të Rinasit

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV