“Serbia do të mbrohet me çdo mjet!” Vuçiç: Na futët në kaos që prej 1999

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kritikoi ashpër perëndimin, teksa akuzoi shtetet e mëdha për kolonializim modern te vendeve të vogla, përmes mjeteve jo ushtarake, si mediat, OJQ-të dhe shërbimet sekrete.

Duke folur në Forumin Ndërkombëtar të Studentëve në Beograd, ai tha se rendi ligjor ndërkombëtar është fshirë dhe se bota moderne po përballet me kaos dhe standarde të dyfishta. Ai thotë se gjithçka nisi në vitin1999 me bombardimin e ish Jugosllavisë, që sipas tij, ishte një precedent i rrezikshëm që tani po u kthehet si bumerang.

“Në botën moderne, deri vonë të gjithë i referoheshin një lloj ligji dhe parimesh. Edhe kur i shkelnin ato. Kishte një detyrim moral për të justifikuar çdo veprim të paligjshëm, për të treguar se gjeje një arsye të mjaftueshme për të bërë diçka dhe për ta përshtatur atë me normat ligjore. Sot gjërat janë më keq, sepse nuk ka më justifikime, nuk ka rregulla, askush nuk po përpiqet të shpjegojë pse dikush sulmoi një vend sovran ose bombardoi dikë”, u shpreh Vuçiç.

Duke vijuar me narrativën e viktimizimit dhe gjoja “padrejtësive ndaj serbëve” ai tha se ata janë të vetmit në rajon të cilëve nuk u janë njohur të drejtat përfshirë ajo e vetëvendosjes.

Vendimin e SHBA-së për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare, të vendosur që nga viti 2001, e cilësoi pjesë të një politike të vjetër, ku sipas tij, ligji dhe drejtësia nuk ekzistojnë më. Sipas tij, Perëndimi pengoi Ballkanin e hapur, pasi nuk donin pavarësi të rajonit dhe zhvillim ekonomik të Serbisë. Ai theksoi se Serbia nuk do të kërcënojë askënd, por do të vazhdojë të forcohet politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht, për të mos qenë më një shënjestër e lehtë. m.p.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV