Planifikoi sulm terrorist në derbin Barcelona-Real, arrestohet marokeni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas maroken ka rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi ishte duke planifikuar një sulm terrorist gjatë “El Clasico”-s, Barcelona-Real Madrid.

“El Periodico” raporton se 33-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik, dyshohet se ka dashur të hyjë në fushë me thikë dhe të bëjë një masakër, si dhe ishte duke planifikuar edhe një sulm me dron.

Ky sulm nuk u realizua, pasi ndeshja nuk u luajt për shkak të koronavirusit, megjithatë marokeni nuk u tërhoq nga plani i tij.

“Detajet tregojnë se ai hoqi dorë nga plani parë  dhe u përpoq të bërë ‘llogaritë’ me tifozët. Kështu, pandemia e koronavirusit mund të ketë shpëtuar jetën e dikujt. I akuzuari pranoi se kishte planifikuar gjithçka”, -shkruan “El Periodico”.

Marokeni u arrestua më 8 maj dhe do të qëndrojë në paraburgim deri në fillim të gjykimit.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Francë, rrëzohet një avion i vogël, humbin jetën tre persona

Një avion i vogël që i përkiste një klub fluturimi në qytetin Champhol, në veri-qendër të Francës, është rrëzuar këtë pasdite, duke shkaktuar vdekjen...

“Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit”, gazetari: Çfarë pret SPAK?

"Mbi 10 deputetë të PS-së janë përfaqësues të krimit në parlament". Kështu u shpreh në studion e Ditarit me Bruna Çifligut në A2 CNN...

Lajme të tjera

Web TV