“Sa shtrenjtë po na kushton injoranca”, Eva Murati reagon ashpër për shembjen e Teatrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja Eva Murati e ka quajtur injorancë të madhe shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ka theksuar se kjo gjë po kushton shumë.

Në një postim në “Instagram”, Murati shkruan se e ardhmja po gllabërohet nga të fortët, me britmat që shkojnë në vesh të shurdhër.

Moderatorja sportive ndër të tjera shton se kishte menduar se ata që largoheshin nga Shqipëria ishin shumë të guximshëm, por këto ditë ka kuptuar se “guxim të marri” kanë ata që rrinë këtu.

“Kultura kushton shtrenjtë por tani po shohim sa shtrenjtë kushton injoranca! Nesër, pasnesër kur të vizitojmë teatrin e ri (me apo pa kulla nga pas) në ekzaltim e sipër jo të gjithë do kujtojnë se ekzistonte mundësia për ruajtur atë godinë si pjesë e historisë së Tiranës duke e transformuar qëllimin e saj, por kjo mundësi u vodh nga ata që e marrin topin me vete në shtëpi kur loja nuk shkon si duan ata.

Gjithmonë kam menduar se ata që ikin nga Shqipëria kanë guxim por këto ditë kam kuptuar që “guxim të marri” kemi ne që zgjedhim të rrimë këtu!

Po ju lë me këtë pikturë të Goyas “Saturni që gllabëron të birin” sepse këto ditë me shembjen pa paralajmërim të teatrit në mes të natës kuptuam që një e ardhme normale na është gllabëruar nga më të fortët dhe britma sado e drejtë dhe e përkrahur që të jetë bie në vesh të shurdhët!

Mos e paçi atë fat!

Nga Eva një idealiste e zhgënjyer që sheh të bie e të harrohet çdo kauzë e ngritur ndonjëherë në këtë vend!”, shkruan Eva Murati.k.t/Fjala.al/

https://www.instagram.com/p/CAV1gzXgowb/?utm_source=ig_web_copy_link

Të fundit

Dëbimi i shqiptarëve, britanikët bileta falas Angli-Rinas me avionë specialë

Home Office Ministria e Punëve të brendshme angleze vijon dëbimet e përjavshme të shtetasve shqiptarë pa leje qëndrimi në...

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga Dioqeza Prizren – Prishtinë, thonë...

Peshëngritësi Pirro Dhima pagëzon vajzën e tij, jehonë në mediat greke

Pirro Dima dhe Afërdita Skafida pagëzuan vajzën e tyre të shtunën, më 31 maj. Çifti zgjodhi Faltoren e Shenjtë të Shën Marina Alykou për...

“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka mohuar me forcë një raport konfidencial i cili flet për përdorim të dyshuar të drogës gjatë fushatës zgjedhore të...

Nesër shorti për aferën “Partizani”. Kush është treshja që do të gjykojë Berishën?

Nesër në Gjykatën e Posaçme pritet të hidhet shorti për t’u përcaktuar treshja e gjyqtareve që do të gjykojnë dosjen Partizani. Gjyqtarja Flojera Davidhi ka...

Lajme të tjera

Web TV