Nis “dieta” te Lazio, lojtarëve u kërkohet ulje page

Kjo manovër vjen për shkak të uljes së të ardhurave te bardhekaltërit që konsiderohen kërcënimi kryesor i Juventus për titullin në Serie A.

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Lazio, Claudio Lotito, dhe drejtori sportiv Igli tare ishin mes drejtuesve më të flaktë për të sanksionuar rifillimin e kampionatit të futbolit në Itali, dhe mes tyre ekzistonte një zë unison për të mbajtur lojtarët në pagat aktuale. por duket ka ndryshuar.

Komiteti Teknik Shkencor në Itali pritet të japë një vendim në lidhje me protokollin e dorëzuar nga Federata Italiane e Futbollit, për të përcaktuar nëse do të mund të çohet deri në fund sezoni 2019-2020 apo do të ndalet për të mos u përfunduar kurrë. E ndërkohë që dyshimet ekzistojnë, Lotito është përballur me futbollistët e tij te lazio duke u kërkuar të hyjnë në “dietë” financiare.

Futbollistët kanë debatuar përreth dy orë me presidentin Lotito dhe në momente të caktuara ka pasur edhe ngritje të toneve, ndërsa ende nuk ka pasur një vendim sa u përket pagave. Propozimi i Lotitos ka qenë ndërprerja e pagës së muajit mars dhe pagesa e pagës së prillit vetëm gjatë sezonit të ardhshëm, ndërsa mësohet se një pjesë e mirë e futbollistëve janë shprehur kundër kësaj ideje.

Kjo manovër vjen për shkak të uljes së të ardhurave te bardhekaltërit që konsiderohen kërcënimi kryesor i Juventus për titullin në Serie A.

 

Të fundit

Një makinë që futet kudo/ Flat Fiat, vetura më e ngushtë në botë

Mekaniku italian dhe YouTuberi Andrea Marazzi kohët e fundit bëri bujë shndërrimin e një Fiat Panda të vitit 1993...

Meta nga qelia, letër të hapur të arratisurit Arben Ahmetaj: Dëgjohemi së shpejti!

Kryetari i Partisë së Lirisë, i paraburgosur që prej 21 tetorit 2024 me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së për dosjet e lobimit të LSI...

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi! Ja arsyeja

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të...

Dash Sula fjalim lamtumire në Kuvend: Nuk dal nga këtu si servil apo lëpirës

Dashnor Sula ka mbajtur fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, pasi për katër vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e Kuvendit. Sula u shpreh...

As turizmi nuk mjafton, në dy vite mbyllen mbi 500 biznese në Korçë

Mbi 500 biznese në Bashkinë e Korçës, qytet dhe fshatrat, rezultojnë të mbyllur në dy vitet e fundit. Edhe pse një nga qytetet më të...

Lajme të tjera

Web TV