Basha: Më 17 maj Rama e hodhi në erë besimin te zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reforma zgjedhore mbetet “peng” i çështjes së Teatrit, opozita  nuk ka më besim tek një marrëveshje politike që ishte në prag

Nga Blerina Gjoka

Reforma zgjedhore, si një ndër kushtet më të forta të negociatave me Bashkimin Evropian, tashmë mbetet peng i çështjes së shembjes së Teatrit Kombëtar. Edhe pse një marrëveshje e mundshme politike mes palëve ishte në prag, opozita ka shfaqur mosbesim tek mazhoranca dhe kërkon ta përdorë çështjen e teatrit për t’i imponuar faktorit ndërkombëtar një kush të ri në listën e gjatë të kushteve për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

Opozita ka deklaruar se me aktin e shembjes së teatrit kryeministri ka hedhur në erë edhe besimin te zgjedhjet. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, tha mbrëmë nga sheshi i protestës që vijon pas shembjes së teatrit, se Partia Demokratike dhe opozita do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për t’u dhënë shqiptarëve lirinë e votës. Basha foli edhe për Reformën Zgjedhore, duke deklaruar se Rama minoi besimin me atë që bëri në 17 maj.

“Ne kemi bashkuar sot të gjitha forcat tona në gjithë vendin, në një projekt ndryshimi i cili merr jetë me votën e shqiptarëve. Ndryshimi në Shqipëri është i paevitueshëm. Në ditët në vijim PD-ja dhe opozita do të përvijojnë hapat e mëtejshëm me qëllim që synimi i kahershëm për t’u dhënë shqiptarëve lirinë e votës, pa të cilën s’mund të ketë zhvillim, punësim, as Evropë, të realizohet një orë e më parë, për të shporrur me votë një qeverinë uzurpatore të institucioneve, një qeveri hajdute. 17 maji të jetë krimi i fundit i kësaj qeverie.  Për Reformën zgjedhore, me atë që ndodhi në 17 maj, PS-ja dhe Edi Rama kanë hedhur në erë besimin te zgjedhjet, opozita s’mund të jetë fasadë. Ne do të jemi gati për ndryshim sistemi dhe lista të hapura, për kufizim të mandatit të deputetit dhe kryeministrit, por s’do ketë besim, sa kohë do të jetë Edi Rama”, u shpreh Basha.

Edhe më herët kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë të qartë se opozita tashmë do të vendosë kushte të reja për rikthimin e saj në tryezën e Këshillit Politik, tryezë që nisi në janar të këtij viti dhe u duk se e qetësoi shumë situatën e tensionuar politike që vijon prej më shumë se një viti.

Por Basha thekson se “sa kohë mazhoranca nuk ka pranuar propozimet e opozitës, kjo e fundit nuk mund dhe nuk do të të jetë fasadë për të”.

Lexo edhe :  Rama: Shqipëria mbështet vendimin e Trump, Irani ka përdorur retorikë apokaliptike

Deklarata e tij është paraprirë nga një vendim i opozitës për të ngrirë negociatat në Këshillin Politik, të ngritur për realizimin e reformës zgjedhore.

Ky këshill kishte planifikuar me konsensus mes palëve që të arrihej një marrëveshje deri në fund të majit për të gjitha ndryshimet që do të kryheshin në kodin zgjedhor, për realizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare sa më të lira dhe të ndershme.

PS kërkesë zyrtare opozitës: Mos humbni më kohë, rikthehuni në tryezë

Bashkëkryetarët e Komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, kanë ftuar opozitën të rikthehet në tryezën e këshillit politik për reformën zgjedhore. Në letër propozohet që mbledhjet e radhës të mbahen në datat  21 dhe 22 maj dhe Gjiknuri me Hajdarin bëjnë apel që të mos humbet më kohë, pasi 31 maji nuk është larg.

“Nisur nga mungesa e paparashikuar  e përfaqësuesve  tuaj, (opozitës jashtëparlamentare), në mbledhjen e  dakordësuar  të datës 18 maj 2020, si dhe nga nevoja urgjente e adresimit të një numri çështjesh që kanë mbetur pezull për diskutim dhe miratim nga grupi negociues politik, propozoj thirrjen e mbledhjes së radhës ditën e enjte ose të premte  (21/ 22 Maj, ora 10.00 AM ), në të njëjtën vend ku kemi zhvilluar dhe mbledhjet e fundit, në Pallatin e Kongreseve”,- shkruajnë në letrën e tyre Hajdari dhe Gjiknuri.

Ata u kërkojnë kolegëve të tyre të PD-së dhe LSI-së, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, që të vijohet me miratimin e ndryshimeve ku është gjetur më parë dakordësia dhe vijimin e diskutimit me pika të tjera të rëndësishme, siç është ajo e financimit të fushatës zgjedhore.

“Grupi i ekspertëve  teknikë, përfshirë dhe përfaqësuesit tuaj, kanë përgatitur propozime të cilat kërkojnë miratimin tonë për pikat që akoma nuk është gjetur dakordësi. Puna e grupit teknik është realizuar sipas metodologjisë së rënë dakord në grupin negociator, si dhe në të janë reflektuar edhe opinionet me shkrim të ekspertëve të ODIHR-it dhe Këshillit të Evropës”, – shkruajnë anëtarët e këshillit politik për reformën.

Sipas Hajdarit dhe Gjiknurit, nuk duhet humbur kohë, pasi data 31 maj, një datë e propozuar nga opozita,  si afati për përmbushjen e objektivit të reformës zgjedhore me dakordësi, po afron dhe mbetet shumë pak kohë në dispozicion për të adresuar  numrin e çështjeve të mprehta që ne kemi mbi tavolinën e negociatave./Fjala.al

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV