Momenti heroik/ Ushtari i plagosur i ikën rusëve me biçikletën që ia sjell droni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Momenti i jashtëzakonshëm kur një ushtar ukrainas i plagosur, i cili kishte mbetur i bllokuar për disa ditë pas vijave armike, arriti të shpëtojë falë një biçiklete elektrike që iu dërgua me dron, është kapur në një video.

Pamjet e publikuara nga brigada Rubizh e Gardës Kombëtare të Ukrainës tregojnë një dron duke ulur biçikletën elektrike, që peshonte rreth 40 kilogramë, te ushtari i plagosur, i cili më pas shihet duke u larguar me biçikletë nga forcat ruse.

Tre pjesëtarë të brigadës thuhet se u vranë nga zjarri armik gjatë operacionit në zonën e Siverskut në Ukrainën veriore, duke lënë ushtarin të vetëm për pesë ditë me radhë për të mbrojtur pozicionin.

Ai kishte pësuar edhe një plagë në këmbë, gjë që e bënte të pamundur evakuimin e tij në mënyrë të pavarur.

“Armiku ishte përpara, prapa dhe në të dyja anët. Plotësisht i rrethuar”, tha Mykola Hrytsenko, një toger i ri dhe shefi i shtabit të brigadës, në një video të publikuar të mërkurën.

Ushtari tha se ekipi i tij hartoi një plan evakuimi që përfshinte dronë të mëdhenj transportues për të çuar biçikletën elektrike në pozicionin e tij.

Këto lloj dronësh zakonisht përdoren nga Ukraina si bombardues, por gjithashtu mund të mbajnë ngarkesa të rënda.

Hrytsenko tha se dy dronë u humbën fillimisht gjatë përpjekjeve për t’i çuar biçikletën elektrike ushtarit, pasi i pari u rrëzua nga zjarri armik dhe i dyti u përplas pasi motorët iu dogjën.

“Ishte e pamundur të afroheshe me mjete sepse armiku ishte gjithandej. As ai nuk mund të dilte vetë, sepse duhej të ecte 1.5 kilometra deri te pozicioni më i afërt. Në gjendjen që ishte, me plagët dhe dëmtimet në gjymtyrët e poshtme, nuk do ia dilte dot”, thuhet në njoftim./E.T

Të fundit

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është...

Ekspertët në alarm: Gjenerata Z është e fiksuar pas nxirjes

Nxirja e lëkurës është rikthyer dhe ndoshta në nivelet më të larta se kurrë. Sipas një sondazhi të fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë...

Djali dhe vëllai përballë protestuesve/ “Isha dhe unë aty, ne Vuçiçët jemi luftëtarë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj tensioneve në vend, duke folur për protestat që kanë përfshirë disa qytete dhe përfshirjen e...

Trazirat në Serbi, Vuçiç paralajmëron arrestime masive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është drejtuar kombit përmes një fjalimi të gjatë e të ashpër ku ka komentuar situatën e rënduar të...

Avokati i 14-vjeçarit që vrau shokun në Maliq: Autori shprehu pendesë

Pas seancës gjyqësore ku u vendos masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau me thikë një moshatar të tij në Maliq, ka reaguar avokati...

Lajme të tjera

Web TV