Meta, takim me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë/ Ja çfarë u diskutua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ilir Meta organizoi ditën e sotme një takim pune me ambasadorët e të gjithave vendeve të Bashkimit Europian, në Tiranë, si dhe me Ambasadorin e Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca.

Meta falenderoi për asistencën që BE dhe vendet anëtare kanë dhënë për Shqipërinë për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Ai ripërsëriti mirënjohjen për vendimin e Këshillit Europian të 25 marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kreu i Shtetit i njohu ambasadorët me platformën e tij të datës 8 prill 2020, të propozuar të dyja palëve, me qëllim arritjen e një emëruesi të përbashkët në dobi të përshpejtimit të nisjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Meta shprehu keqardhjen për reagimin destruktiv të qeverisë me provokimin e panevojshëm të tensionit shoqëror dhe politik në vend.

Presidenti tregoi gjithashtu shqetësimin se shkatërrimi i dhunshëm dhe i paligjshëm i ndërtesës së Teatrit Kombëtar dhe sjellja shproporcionale e policisë ndaj qytetarëve, që tronditën jo vetëm opinionin publik vendas por nxitën dhe një zinxhir reagimesh të miqve ndërkombëtarë të Shqipërisë, kanë shkaktuar një dëm të pamerituar ndaj procesit të integrimit europian të vendit.

Ai theksoi rëndësinë që ka përfundimi sa më parë i reformës zgjedhore në Këshillin Politik dhe miratimi i saj në Parlament, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, edhe pse në kushtet e thyerjes së mëtejshme të besimit ndërmjet palëve.

Presidenti Meta përsëriti thirrjen për çdo aktor institucional për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në detyrimet që ka për zbatimin e secilit prej 15 prioriteteve të BE që kushtëzojnë procesin e negociatave të anëtarësimit.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Nxehtësia ekstreme është e ardhmja jonë – qytetet evropiane duhet të përshtaten

Nga Alexander Hurst* Gjelbërimi, hija dhe pishinat nuk do ta zgjidhin krizën klimatike – por po bëhen gjithnjë e më...

Përurimi i shtatores së Josif Budës/ Berisha nga Kavaja: Rama burgos kundërshtarët!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kavaja ku mori pjesë në përurimin e shtatores së Josif Budës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkretuar...

Kim Jong‑un përballë drejtësisë/ Abuzime seksuale dhe krime kundër njerëzimit

Një dezertuese nga Koreja e Veriut po ngre padi civile dhe penale kundër udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un për abuzime me të cilat...

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

Pas një prove në disa fluturime të veçanta, tani rregulli i ri pritet të vlejë për të gjitha fluturimet kombëtare në Itali dhe ato...

Akti heroik i kapitenit të anijes/ Shkodra përulet për Arben Anamalin

Akti i heroik i kapitenit Arben Anamali nuk ka lartësuar vetëm emrin e tij dhe vlerat e humanizmit njerëzor, por edhe një qytet të...

Lajme të tjera

Web TV