“Volvo 4″/ SPAK përfundon hetimet për dosjen e bujshme, çështja në gjykatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria ka përfunduar hetimet për dosjen e bujshme  të laboratorit të heroinës në Has. Përfundimi i hetimeve vjen pas më shumë se një viti nga megaoperacioni “Volvo 4″.

Ka qenë pikërisht Prokuroria e Posaçme Antikorrupsin  e  cila ka dërguar çështjen në gjykatë. Prokurori Dritan Prençi u ka komunikuar akuzat të pandehurve.

Nga hetimet mësohet se porositësit dhe personat që do të merreshin me trafikimin drogës janë i ashtuquajturi grupi i “Avdylajve”.

Të arrestuarit për laboratorin e heroinës në Has janë
1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç

Ata akuzohen për”Prodhim dhe shitje të narkotikëve” trafikim i narkotikëve” prodhim dhe “trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e posacme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale.

Të fortët e Shijakut

18 të tjerë u arrestuan për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale

1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.

Lexo edhe :  E zuri poshtë muri rrethues/ E mitura po luante në oborrin e shtëpisë (Detajet)

Tre policet e përfshirë – Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit.

  1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
    2. Jasin Abdul, nga Saranda;
    3. Bledar Koçi, nga Lushnja.

Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale

Të fundit

Vota e diasporës/ Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit (FOTO)

Një qytetar i përgjegjshëm, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të faktuar masakrën zgjedhore dhe për t`i treguar KQZ-së...

“Në kërkim të makinës së ëndrrave”/ Këto janë modelet më të mira për t’i blerë në 2025-ën

Me kaq shumë modele të reja makinash të mbushura me veçori të përmirësuara sigurie dhe teknologji të zgjuar, zbulimi i automjetit më të mirë...

PS ruan mandatin e pestë/ Përfundon numërimi i votave të Diasporës në Berat

Ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës për qytetin e Beratit. Nga rezultatet, Partia Socialiste ka konfirmuar mandatin e pestë në këtë qark, ndërkohë Partia...

“Të dorëhiqet Blushi që të hyjë në Kuvend Meta!”/ Presidenti i PL reagon nga qelia

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

E zuri poshtë muri rrethues/ E mitura po luante në oborrin e shtëpisë (Detajet)

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Roskovec nga ku mësohet se një 4-vjeçare ka...

Lajme të tjera

Web TV