Aprovohet shitja te tirani saudit… Newcastle me pronar të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fillim protesta e tifozëve për merkaton e dështuar dhe oshilacionet në rezultate, e më pas “enturazhi” i gazetarit të vrarë Jamal Ahmad Khashoggi, disidenti që dyshohet se u ekzekutua nga familja e kurorës në Arabi. të gjitha këto duket se kanë marrë fund, pasi mediat britanike thonë se shitja e skuadrës së Newcastle te konsorciumi i ri, është aprovuar.

Kështu pas shumë zërash dhe tratativash si dhe problematikash që lidheshin me akuzat për vrasje ndaj pronarit të ri të klubit elitar të Premier League,, klubi i Newcastle më në fund do të ketë president të ri. (fjala.al). Pas 13 vitesh me në krye Mike Ashley, i cili është urryer për shumciën e qëndrimit nga tifozët bardhezi,  “Qymyrxhinjtë” duken gati për një epokë të re.

Princi arab, Mohammed bin Salman, do të paguajë plot 300 milion Paund për të marrë 80% të aksioneve të klubit të Premier League, duke u bërë kështu dhe presidenti i klubit.

Një ndër personat më të pasur në botë, Salman që përfaqësohet në këtë trataivë nga ndërmjetësja kontroverse angleze Amanda Staveley, ka premtuar goditje spektakolare në merkato dhe një trajner të madh, ku alternativa janë emra si Pochettino dhe Allegri.

Mendohej se ky transaksion nuk do të kryhej, pasi Salman akuzohet për vrasjen e një gazetari saudit, Jamal Ahmad Khashoggi që hyri dhe nuk doli më kurrë nga konsullata arabe në Stamboll. Por Premier League ka dhënë dritën jeshile për këtë blerje të Neëcastle dhe 300 milionë paund, do të shkojnë në xhepat e Mike Ashley, aksioneri kryesor i kompanisë së veshjeve sportive “SportsDirect”.fjala.al

 

Të fundit

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Lajme të tjera

Web TV