Zyrtare, Shkëlzen Gashi rikthehet në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkëlzen Gashi do të rikthehet në Evropë, kjo gjë u vendos pas 9 muajsh që futbollisti ishte pa skuadër që nga prishja e kontratës me Colorado Rapids.

Ai do të luajë tashmë në Zvicër te skuadra e Aarau, që konkurron në kategorinë e dytë të futbollit në këtë vend.

Shqiptari firmosi një kontratë 3-vjeçare që mbaron në 30 qershor të vitit 2023. Kujtojmë se ai ka luajtur më skuadrën e Aarau 1 vit e gjysmë nga janari i vitit 2011 deri në qershor të 2012-ës.

Në këtë periudhë Shkëlzen Gashi ka pasur rezultate goxha të mira duke shënuar 23 gola e dhënë 19 asiste në 44 takime.

Rikthimi i Gashit është shumë i rëndësishëm për skuadrën zvicerane, pasi kërkohet që të rikthehen rezultatet e larta të periudhës kur ai luante për ta. 31-vjeçari shqiptar kërkon të rikthehet në formën e tij./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në...

Anna Wintour kaloi dekada duke diktuar pamjen e të pasurve. Pastaj erdhi Lauren

(Martesa Bezos-Sánchez po rishkruan rregullat e modës – dhe s’ka më asgjë që ish-redaktorja e Vogue mund të bëjë për këtë.) Marina Hyde Sa ironike që...

Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Deri në orën 20:00 të ditës së djeshme janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht....

Doktori e “fjeti” mëndjen…

Nga Artur Ajazi Lere çfarë thotë, çfarë lexon dhe nxjerr në ekrane (video me vjedhje votash). Doktor Berisha e ka fjetur mëndjen. Edhe 4 vjet...

Gjyqi për “Partizanin”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me Andia Ulliri

Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloi, të caktuar me...

Lajme të tjera

Web TV