Mynyr Koni ‘denoncon’ te kryeministri dhe ministrja e Arsimit “sabotatorët” e UT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me procesin e zgjedhjeve në universitet, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit, Besa Shahini, gjithë personelit akademik dhe studentëve të UT, lidhur me procesin e zgjedhjeve në universitet.

 “Më 21 maj është zhvilluar, sipas tij, një pseudombledhje në godinën “Liria”, nga një grup senatorësh të Senatit Akademik të UT”, shkruan mes të tjerash në letër rektori.

Mynyr Koni thekson se është njoftuar për këtë mbledhje më 14 maj dhe një ditë para se të zhvillohej, më 20 maj, iu ka dërguar një letër të gjithë anëtarëve të Senatit Akademik, duke iu sqaruar hollësisht arsyet pse kërkesa e paraqitur nga Artur Sula nuk ishte kompetencë e Senatit Akademik.

Mes të tjerash, Koni shkruan në letër: “Tashmë është e qartë që Dhori Kule, Artan Hoxha, Artur Sula dhe Edmond Rapti, prej 4 vitesh, në mënyrë të përsëritur, në shkelje flagrante të ligjit të arsimit të lartë 08/2015 dhe të shumë akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi; të mbështetura edhe nga Bordi i Administrimit dhe Administratori i UT, kanë përdorur të gjitha rrugët dhe metodat për të penguar funksionimin normal të institucionit të Universitetit të Tiranës”.

Leter e Hapur Mynyr Koni by Fjala.al on Scribd

Të fundit

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit...

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Lajme të tjera

Web TV