“Martin Iden”, ja përse duhet lexuar ky roman i shkruar nga Xhek London

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhek London mbase nuk është shkrimtari tipik i parapëlqyer nga unë, por, gjithsesi, ai i ka dhënë botës letrare një vepër universale si romani “Martin Iden”. Libri, që është botuar në fillimin e viteve 1900, ka pasur një jehonë të gjerë, aq sa është realizuar edhe si një film artistik me metrazh të gjatë. Kjo vepër është një gur kilometrik, i cili duhet lexuar nga kushdo që pretendon të ketë një formim letrar.

Martin Iden, personazhi kryesor i romanit është një njeri krejt i rëndomtë, me një arsim të përgjysmuar e fjalor të kufizuar, që e siguron jetën nëpërmjet punës së lodhshme në det. Ai bie në dashuri dhe fejohet me Ruthin, një vajzë të shtresës së pasur. Një lidhje e tillë nuk shihet me sy të mirë nga askush. I vënë përballë një presioni të tillë, Martin Iden, me një vullnet të jashtëzakonshëm, jo vetëm përmirëson performancën e tij të sjelljes dhe të të folurit, por zbulon se brenda vetes ka dhuntinë e një shkrimtari. Me qëllim që të ngjitet në pozicione më të larta shoqërore,  dhe të jetë i denjë pranë të fejuarës së tij, ai braktis punët e thjeshta dhe i përkushtohet krijimtarisë letrare. Një gjë e tillë e fut dhe në një kolaps ekonomik. Mbas disa vitesh të dëshpëruara përpjekjesh, në përballje me gjithfarë sfidash e situatash, Iden humbet dhe motivin e jetës së tij, dashurinë e Ruthit. Pas kësaj goditjeje vijnë ditë të mbara. Krijimtaria e tij merret përsipër nga shtëpitë më të njohura botuese. Ai bëhet një shkrimtar i famshëm, gjë që i solli dhe shumë pasuri. Por e gjithë kjo përpjekje titanike e tij u shndërrua në një flluskë sapuni. Martin Iden i zhgënjyer nga gjithçka i jep fund jetës së vet.

Lexo edhe :  Uells mistik: “Gjuha uellsiane është shtypur në mënyrë agresive”

Në artikujt e botuar nga media ndërkombëtare thuhet se jeta e protagonistit të romanit, në fakt, ka një ngjashmëri me atë të autorit, të cilit në fillimet e karrierës së tij i ishte dashur të luftonte fort për ta parë veten si shkrimtar.

Ky libër më ka mbetur në kujtesë, sepse e kam lexuar në një moshë kritike, jo më shumë se katërmbëdhjetë vjeç, dhe në njëfarë mënyre u bë një busull orientuese.  Për mua nuk merr rëndësi fundi i romanit, zhgënjimi dhe vetëvrasja e personazhit kryesor. Mesazhet që unë kam marrë ishin ato të ambicies dhe të vullnetit të jashtëzakonshëm të një njeriu, i cili nga asgjëja u ngjit në majat më të larta të shoqërisë. Ky besoj duhet të jetë një motiv për cilindo. Prandaj duhet lexuar “Martin Iden”.

Të fundit

“Le nam me këto syze kalamajsh”, Rama: Të paktën janë kuqezi, dhe mua me pëlqen shumë

Komunikimi live në rrjetet sociale i kryeministrit Edi Rama me ndjekësit nuk mund të kalonte pa humorin dhe përgjigjet...

11 përgjigje për pyetjet e ngritura nga Lutfi Dervishi për ‘rrethimin policor’ të News24

Adriatik Doci Gazetari Lutfi Dervishi, me të drejtë, ka ngritur disa pyetje për 'rrethimin policor' të News24 mëngjesin e djeshëm, duke e vënë theksin tek...

Policia fik sinjalin e News24!

Nga Lutfi Dervishi Në vend të lajmeve, ekrani i News24 sot shfaq vetëm shiritat vertikalë me ngjyra prove, të bardhë, të verdhë, blu të çelët,...

A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike?

Nga Eduard Zaloshnja "A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të ripushtohen me kalimin e kohës?" -- kjo ishte pyetja kryesore e pyetësorit,...

A do të prishen tetë kate që janë ndërtuar më tepër te gradaçela te sheshi Skënderbej?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante "nëse do të prishen tetë katet te gradaçela në sheshin Skënderbej". Rama thotë se janë kryer...

Lajme të tjera

Web TV