Zemërimi i Erion Kristos: Nuk mund të shpëtosh dikë që nuk do të shpëtohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Erion Kristo ka reaguar kundër vendimit për të mbajtur në fuqi masat kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe veçanërisht për mbylljen e liqenit artificial në Tiranë.

Kristo rrëfen zemërimin që kishte ndjerë kur mësoi se nuk mund të dilte për shëtitje nga liqeni dhe pavarësisht dëshirës së madhe për të protestuar në ato momente, nuk e bëri.

“Isha i zemëruar se doja të protestoja, doja të kërkoja me forcë të hapej liqeni. Isha i gatshëm të përfundoja burgjeve. Po nuk isha i gatshëm ta bëja vetëm. Do të doja që fëmijët tuaj dymetroshë t’i kisha prapa në mbështetje. Djem azganë që vetëm hanë. Që i hanë kokën njëri-tjetrit. Që lënë një njeri t’u hajë kokën të gjithëve. Mijëra myslimanë që durojnë poshtërimin. Mijëra njerëz të mbetur pa punë. Mijëra biznese të falimentuara. Mijëra të rinj të pashpresë”, shkruan Kristo.

Për më pas gazetari ndërroi mendje, pasi siç thotë ai, “nuk mund të shpëtosh dikë që nuk do të shpëtohet”.

“Të vetmen gjë që mund të bësh është të presësh derisa indiferenti të dëmtohet vetë nga shteti. Aty do kesh rastin të qeshësh. Ti nuk do ta bësh, se nuk je shpirtvogël, por je thjesht i detyruar. Siç të detyruan ty sot të ktheheshe në shtëpi me shpirtin vrer dhe bishtin ndër shalë. Ç’të hedhësh në supën e jetës, atë do hash. Ne po hamë lëtyrë”, shkruan Kristo.

Reagimi i plotë

Sot doja të dilja një shëtitje nga liqeni. Ishte e pamundur. Nuk lejohej. Mbeta aty te shkallët me zemërim në gji. Zemërimin nuk e kisha as me ajatollahun tonë, as me popullin e tredhur. Zemërimin e kisha me veten. Isha i zemëruar se doja të protestoja, doja të kërkoja me forcë të hapej liqeni. Isha i gatshëm të përfundoja burgjeve. Po nuk isha i gatshëm ta bëja vetëm. Do të doja që fëmijët tuaj dymetroshë t’i kisha prapa në mbështetje. Djem azganë që vetëm hanë. Që i hanë kokën njëri-tjetrit. Që lënë një njeri t’u hajë kokën të gjithëve. Mijëra myslimanë që durojnë poshtërimin. Mijëra njerëz të mbetur pa punë. Mijëra biznese të falimentuara. Mijëra të rinj të pashpresë. Dhe pikërisht aty i them vetes: pse i mërzit njerëzit? Boll të mërzitur janë. Mbaji për vete mendimet e tua. Kujt i duhen? Pse fut helm në shpirtin tënd? Kthehu në shtëpi dhe shtrihu në divan. Dhe pikërisht këtë bëra. Nuk mund të shpëtosh dikë që nuk do të shpëtohet. Të vetmen gjë që mund të bësh është të presësh derisa indiferenti të dëmtohet vetë nga shteti. Aty do kesh rastin të qeshësh. Ti nuk do ta bësh, se nuk je shpirtvogël, por je thjesht i detyruar. Siç të detyruan ty sot të ktheheshe në shtëpi me shpirtin vrer dhe bishtin ndër shalë. Ç’të hedhësh në supën e jetës, atë do hash. Ne po hamë lëtyrë.

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV