Humbi jetën nga rryma elektrike, përcillet për në banesën e fundit 5-vjeçari nga Berati  (video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është përcjellë për në banesën e fundit 5-vjeçari, Aleksandër Brahimi nga Berati që humbi jetën pas kontaktit me energjinë elektrike në park.

Vogëlushi është përcjellë nga familjarët mes lotësh, ndërsa ark-morti mbahej në duar nga babai dhe familjarët. Aleksandri i vogël, që njihej në qytet si lypës dhe vinte nga komuniteti Rom,gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në parkun e qytetit të Beratit.

5-vjeçari po luante në tunelin me drita, pjesë e dekorit të bashkisë për festat e fundvitit dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të disa telave të zhveshur. Vogëlushi u dërgua në spital me shenja të dobëta jete, por mjekët,me gjithë përpjekjet e bëra,nuk kanë mundur dot ta shpëtojnë.

Për humbjen e madhe familjarët e fëmijës akuzuan bashkinë, ndërsa për këtë rast u arrestuan për “shpërdorim detyre” dy drejtues të bashkisë dhe 4 elektriçistë, të cilët po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Stuhia Floris ‘mbërthen’ Skocinë dhe Anglinë/ Koas në qarkullim, pezullohen fluturimet

Stuhia Floris ka paralizuar Skocinë, duke shkaktuar kaos në transport dhe vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve. Autoritetet kanë...

Dimri arktik mund të mos ekzistojë më!

Një punim i ri i botuar në Nature Communications nga James Bradley, profesor i shkencave mjedisore në Universitetin Queen Mary të Londrës, raporton një ndryshim dramatik dhe...

Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në brendësi të zonës së Çoles, pjesë e lagjes “24 Maji” në Vlorë. Një...

Monument kombëtar lundrues në Francë/ Mbërrin në Durrës anija 81-vjeçare “Bel Espoir”

E njohur si anija e shpresës “Bel Espoir” është një skunë historike me vela, e cila nuk është vetëm një dëshmi e mjeshtërisë detare,...

Gjigandi sportiv në Gjermani shqyrton zhvendosjen e prodhimit në Kinë

Një nga tregtarët më të mëdhenj të mallrave sportive në botë, Intersport International, po konsideron zhvendosjen e një pjese të madhe të prodhimit të...

Lajme të tjera

Web TV