“Kemi vuajtur 45 vjet mohimin e zgjedhjes me votë”, Murrizi-Yuri Kim: Mirëserdhe në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës në Parlament, Myslim Murrizi, ka shprehur besim të plotë te Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me çështjen e Reformës Zgjedhore.

Përmes një postimi në “facebook”, Murrizi është shprehur se ambasadorja Kim do të kontribuojë në të mirë të shqiptarëve, duke denoncuar pazaret e një grushti të vogël politikanesh tinzarë siç e ka quajtur ai, Murrizi thekson se deklarata e saj është realiteti politik i shqiptarëve që prej 30 vitesh.

“Punë të mbarë dhe mirëserdhe në Shqipëri zonja Yuri Kim, ambasadore e SHBA. Zoti të dhëntë mundësi e fuqi që të ndihmosh 5 milion shqiptarët për një demokraci të munguar dhe të shumë pritur e të kërkuar prej 30 vitesh”, shprehet deputeti.

Postimi i Myslim Murrizit:

“MIRSE ERDHE NE SHQIPERI ZJ AMBASADORE E SHTETEVE TE BASHKUARA YURI KIM”

Deklarata Juaj e djeshme eshte realiteti politik Shqiptare prej 30 vitesh

Pazaret e pista te 4-5 palaçove ne kurriz te Shqiptareve jane nje realitet i hidhur qe kane kapur prej fyti dhe mbajne peng jash EUROPES nje KOMB ne mes te EUROPES

Reforma ZGJEDHORE REALE eshte nyja gordiane qe qendron e lidhur ne qafen e sovranitetit te VOTES se SHQIPTAREVE

Ne si popull kemi vuajtur 45 vjet mohimin e ZGJEDHJES me VOTE

Por nga prilli 2008 perseri Shqiptaret nuk zgjedhin me VOTE

DEMOKRACIA LIND NGA VOTA DHE VDES KUR MOHOHET VOTA

Sovraniteti i POPULLIT eshte ZGJEDHJA ME VOTE, jo votimi formal per listat e dy pazarxhinjve qe bejne sikur shkelin njeri tjetrin me fadroma mbi trupa, por kane 20 vjet qe kane shkelur mbi Shqiptaret

Edhe REFORMA NE DREJTESI e zvarritur dhe mosbesuese sot ne syte e Shqiptareve, i ka rrenjet tek pazaret e ndyra te palaćove pazarli

“ Baballaret dhe Mamallaret” e hartimit te reformes ne drejtesi, te zgjedhjes se 27 individeve vetingues me integritet te dyshimte e te munguar, eshte pazar i piste mes 4-5 palaćove politik qe te njollosin reformen dhe ti kene nen komande vetinguesit pa integritet

Lexo edhe :  Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë"

27 vetinguesit jane votuar me 101 vota pro me date 17 qershor 2017 nga te treja palet e politikes ps pd lsi fale pazareve te ndyra reciproke per individe me plot probleme ne karakter, profesion dhe ligj

Kombi Shqiptare eshte nje Komb pro Amerikan, por politika e pazareve e ka mbajtur larg Saj prej vitit qe u rrezua diktatura

Ju uroj mbaresi ne misionin Tuaj te filluar dje ne Shqiperi dhe besoj shume se do te kontriboni ne te mire te Shqiptareve duke denoncuar pazaret e nje grushti te vogel politikanesh tinzare, hipokrite, servile kur jane perballe Jush e te pa bese pas kraheve, hajdut te rendomte te miliarda eurove te taksave te Qytetareve Shqiptare

Qe ti njohesh me mire, duhet ti takosh sa me pak

Tako me shume SHQIPTARE te tjere per te njohur me rrenje e dhemballe keta “ pengemarres” te DEMOKRACISE

Shumica e atyre qe Shqiptaret i presin te jene subjekt i DREJTESISE SE RE, ishin ne ceremonine e mirseardhjes Tuaj formale-juridike-diplomatike ne hotel Rogner

Per rreth 5 milion SHQIPTARE dhe nje nder TA edhe une, Ju ZJ Ambasadore YURI KIM dje me date 22 maj 2020 keni filuar punen dhe misionin fisnik por dhe te veshtire te AMBASADORES SE SHTETEVE TE BASHKUARA ne Shqiperine reale te politikes hipokrite dhe tinzare

Ndaj me shume sinqeritet dhe plot shprese Ju uroj

PUNE TE MBARE DHE MIRSE ERDHE NE SHQIPERI ZJ YURI KIM AMBASADORE E SHBA

ZOTI TE DHENTE MUNDESI E FUQI QE TE NDIHMOSH 5 MILION SHQIPTARET PER NJE DEMOKRACI TE MUNGUAR DHE TE SHUME PRITUR E TE KERKUAR PREJ 30 VITESH.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV