“Klithma e dhimbjes së artistëve dhe qytetarëve”, La Repubblica, shkrim për shembjen e Teatrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teatri Kombëtar i ndërtuar në fund të viteve tridhjetë nga arkitekti italian Giulio Berte ishte një shembull i arkitekturës fashiste, që u bë një qendër kulturore dhe simbol i kryeqytetit shqiptar.

Teatri Kombëtar i Tiranës nuk ekziston më, ​​fadromat e inspektoratit për mbrojtjen e territorit të dërguar nga kryeministri socialist, Edi Rama, kanë fshirë nga zemra e qytetit godinën e ndërtuar në fund të viteve 1930 nga arkitekti italian Giulio Berte (i njëjti që nënshkroi projektin për Ponte Flaminio në Romë). Një sulm i bërë në agim të dielën e 17 majit, ndërsa dhjetëra qytetarë të mbledhur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit ishin në ndërtesë, disa hapa larg nga sheshi Skënderbej, rrëzuan godinën që solli një sërë protestash në më shumë se dy vite raporton La Repubblika.

Nga ana tjetër e Adriatikut, disa kilometra nga brigjet e Pulias, qytetarë dhe opozitarë ndaj qeverisë Rama flasin për “provën e kthesës autoritare të Kryeministrit”. Dikush tjetër për atë të “diktaturës”. Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një postim në ‘Facebook’ e ka quajtur këtë si “shkatërrimin përfundimtar të çdo iluzioni të ekzistencës së shtetit të së drejtës në Shqipëri”. Monika Kryemadhi, drejtuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe zonja e parë, u ndalua nga policia së bashku me rreth gjashtëdhjetë qytetarë, përfshirë regjisorin dhe producentin Robert Budina, i cili u lëshua pas 15 orësh.

“Ne ishim në një dhomë në katin e tretë kur policia erdhi dhe na sulmoi duke përdorur edhe spray me piper. Më drejtuan një kallashnikov para se të më çonin në stacionin e policisë,” tha artisti 56 vjeç për La Repubblica. “Rama dëshiron të na etiketojë si barbarë që kundërshtojnë modernizimin e vendit. Dhe ai thotë se ajo ndërtesë kishte probleme statike”, shton regjisori.

Lexo edhe :  DASH do t’i heqë “non gratën” Berishës? Ish-zyrtari i lartë: Ja si hiqet masa

“E rreme. Struktura mund të rinovohej, përderisa i rezistoi tërmetit të nëntorit 2019”,-thotë Adi Krasta, gazetar 55-vjeçar i televizionit, profesor për komunikimin në Universitetin e Tiranës dhe Prishtinës, kryeqyteti i Kosovës. Ai është një zë i padëshiruar për kryeministrin (“më nxori jashtë nga tre emisione”, kujton profesionisti).

Akuza është se sipërfaqja prej mbi pesë mijë metrash katrorë, e cila i kaloi Bashkisë së Tiranës me një dispozitë të qeverisë Rama në 8 maj, do shndërrohet në hapësirë ​​për të ndërtuar kulla, përveç një teatri më modern.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV