Kryeministri i Izraelit në gjyq, nuk pranon të japë dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbërritur në sallën e gjyqit, për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij për korrupsion, vetëm pak ditë pasi nisi mandatin e rradhës në zyrë. 70 vjeçari është i pari zyrtar i Izraelit, për më tepër kryeministër, që përballet me akuza të tilla në historinë e vendit. Ai i ka kundërshtuar me forcë akuzat për mashtrim dhe korrupsion.

Teksa mbërrinte në Gjykatën e Jerusalemit, Netanyahu tha se këto akuza synojnë ta rrëzojnë atë, me cdo mënyrë të mundur.

Ai u rikthye në krye të qeverisë, vetëm pas arritjes së një marrëveshje bashkëqeverisje dhe krijimit të një qeverie të unitetit kombëtar javën e shkuar. Rivali i tij politik, Benny Gatnz, ra dakord  të ndante pushtetin me të, pas 3 palë zgjedhjeve të zhvilluara në Izrael brenda një viti.

Netanyahu i ka refuzuar thirrjet për të dhënë dorëheqjen teksa përballet me drejtësinë dhe akuzat publike ndaj tij. Lideri i partisë Likud, është kryeministri më jetëgjatë i Izraelit, pasi partia e tij qëndron në pushtet që prej vitit 2009.

Ai ka shërbyer si kryeministër edhe më herët, nga viti 1996 deri në 1999. Kryeministri Netanyahu do të përballet në gjyq me 3 akuza për korrupsio që njihet si cështjet 1000, 2000 dhe 4000, të gjitha të lidhura me cështje korrupsioni e mashtrimi, abuzimi me detyrën dhe lidhjen favorizuese ndaj kompanive të përzgjedhura prej tij për të drejtuar sektorët kryesorë të ekonomisë vendase.

Sipas ligjeve izraelite, një lider i akuzuar për një krim, nuk duhet domosdoshmërisht të japë dorëheqjen.

Por nuk ka patur kurrë më parë një precedent të tillë.

Burimi: https://www.bbc.com/news/world-middle-east-51868737 /Fjala/k.b

Të fundit

SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e...

Ku jetonin fëmijët e Enverit? Shkallët e fshehta dhe ekranet ku shihnin gjyqet

Vila ku dikur jetonte diktatori Enver Hoxha, është hapur për vizitorët, e cila do të shërbejë për aktivitete kulturore. Historiani Erald Kapri ka treguar për...

Shenjat e horoskopit që nuk kënaqen kurrë me asgjë

E keni vënë re që disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se cfarë fitojnë, nuk ndihen kurrë të kompletuar? Edhe nëse në jetë...

Tension në fundin e takimit, momenti i përplasjes së trajnerit Conceicao me Calabrian

Milani mori një fitore spektakolare ndaj Parmës, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-2 dhe një fund drithërues.  Pas fishkëllimës së fundit nga arbitri Abiso, trajneri Sergio...

OSHEE kërkon 120 faturistë, të interesuarit mund të aplikojnë deri në 5 shkurt

OSHEE po kërkon 120 lexues të rinj për matësit e energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, që do t’i bashkohen trupës aktuale prej 870...

Lajme të tjera

Web TV