Ka përfunduar në psikiatri 20-vjeçari i akuzuar për ngjarjen e tre ditëve më parë, i cili tentoi që ti rrëmbente nënës nga dora, vajzën 4 vjeçe.
Gjykata e Korçës e ka deklaruar të paaftë mendërisht 20-vjeçarin Paolo Vellku, duke vendosur shtrimin e detyrueshëm në spital psikiatrik.
I riu akuzohet se rreth orës 22.00 të mbrëmjes së 22 majit, në lagjen nr.17, rrëmbeu vajzën e mitur.
Gjithçka teksa vajza ndodhej me nënën poshtë pallatit ku jetonin. Por pavarësisht këtij veprimi, ai u bllokua nga një tjetër i ri, duke bërë që vajza të shpëtohej./b.b/fjala.al