SHBA: Bota nuk mund të përballojë një luftë tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara vranë komandantin e lartë Iranian, Qasem Soleimani, me anë të një sulmi ajror, i cili u konfirmua edhe nga Pentagoni se ai u vra me “vendim të Presidentit”.

Gjenerali Qasem Soleimani, 62-vjeç, është konsideruar figura e dytë më e fuqishme në Iran, i cilësuar si figurë historike kombëtare, pas liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Mirëpo Shtetet e Bashkuara e kanë parë si kërcënim komandantin dhe forcat e tij duke i bërë përgjegjëse për vdekjet e qindra personave që kanë qenë pjesë e personelit amerikan.

Gjenerali Soleimani ka qenë në makinë teksa ishte nisur për në aeroportin e Bagdadit, kur është sulmuar.

Menjëherë pas sulmit nisën protesta të dhunshme para Ambasadës Amerikane në Bagdad.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në një deklaratë në lidhje me gjendjen e tensionuar u shpreh se është thellësisht i shqetësuar nga rritja e tensioneve me Lindjen e Mesme.

“Ky është një moment në të cilin udhëheqësit duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale. Bota nuk mund të përballojë një luftë tjetër në rajon”, deklaroi zëdhënësi./Fjala.al

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV