“Trump ka të drejtë, OBSH duhet të reformohet”, mesazhi i ministrit gjerman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Presidenti i SHBA Donald Trump nuk gabon në insistimin e tij që Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet të reformohet, por paralajmëroi që lëvizje të tilla duhej të prisnin deri më mbarimin e pandemisë”, deklaroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Në një intervistë me ”Financial Times”, ministri i Shëndetësisë Jens Spahn theksoi se Trump, i cili ka kërcënuar të ndërpresë fondet nëse OBSH nuk bën ndryshime të mëdha, “ka të drejtë”.

“Ne duhet të kuptojmë saktësisht se ku shkojnë paratë,” tha ai, duke shtuar se reformat duhet të synojnë “qeverisjen dhe përgjegjshmërinë e OBSH”.

Sidoqoftë, Spahn theksoi se për këto diskutime duhet të prisnin derisa të kalonte pandemia. Spahn, 40 vjeç, shpesh diskutohet si pasardhës i mundshëm i kancelares Angela Merkel.

“Në mes të një krize, kur zjarret janë duke u shuar, nuk flitet për reformimin e zjarrfikësve”, theksoi Spahn duke shtuar se do të ishte “shumë keq” që SHBA të linin organizatën./l.m/Fjala

Të fundit

Moti bën kthesën e papritur/ Ja si do të jenë temperaturat në muajin Maj

Në një lidhje telefonike, meteorologia Ladja Porja ka treguar se si do të jetë moti për muajin maj. Sipas...

Shkrimtarja gjermane Alexandra Fröhlich gjendet e vrarë brenda shtëpisë ‘lundruese’

Romancierja e njohur gjermane, Alexandra Fröhlich, u gjet e vdekur brenda shtëpisë 'lundruese' në Hamburg. Sipas policisë ishte djali ai që e gjeti 58-vjeçaren...

“Giro d’Italia vjen në Shqipëri”/ Rama: 180 çiklistë profesionistë garojnë në rrugët tona

Giro d’Italia vjen për herë të parë në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur vetë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në...

Fëmijët e Vlorës kontribuojnë për ‘Shtëpinë e Evropës’/ Rama ndan pamjet

Për ndërtimin e “Shtëpisë së Evropës” në Tiranë, e cila do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj, do të kontribuojnë edhe...

Lavrov sulmon BE-në dhe Kievin: Po pengojnë planet e armëpushimit

Në vazhdën e kërcënimeve të reja për sanksione nga Donald Trump, Rusia ka minimizuar distancën me Shtetet e Bashkuara, duke siguruar se pozicionet e...

Lajme të tjera

Web TV