Ke kryer marrëdhënie me femra? Blogerja e seksit: Kam puthur dy vajza…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blogerja e seksit, Zhaklin Lekatari bën bujë sa herë që flet për temën e seksit. Së fundmi e ftuar në emisionin “Why Not”, ajo ka deklaruar se ka një kohë të gjatë pa kryer marrëdhënie seksuale dhe se nuk ka një partner në krahë.

Më tej Zhaklina rrëfeu se ka puthur dhe dy vajza, por asnjëherë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me femra.

“Kam puthur dy vajza të ndryshme. Njëherë kur isha në Itali në moshën 19-20 vjeçare. Në atë kohë më pëlqente shumë shoqja ime, kishte një lëkurë të bardhë, që nuk e harroj kurrë, kishte një binjake. Agresive dhe e pafajshme, pjesëtare e komunitetit. Në atë kohë pata dyshime çfarë jam unë, biseksuale, hetero, gay. U putha po nuk ndodhi gjë tjetër midis nesh. Dhe një herë tjetër me një vajzë italiane. Para 6 ose 7 vitesh. Nuk më ka ndodhur asnjëherë një eksperiencë e plotë seksuale me një vajzë, me një grua,”, tha ajo.

Lekatari gjithashtu është shprehur për meshkujt shqiptar se janë frikacakë pasi kanë frikë nga fermat, sidomos ato të pavarurat. Më tej ajo shton se meshkujt shqiptar duan të manipulojnë dhe të ulin poshtë vetes femrat pasi nuk kanë vetëbesim dhe eksperiencë.

“Kam shumë kohë pa bërë seks sepse nuk ma partner. Shumë kohë para karantinës. Marrëdhëniet e mia me djemtë nuk janë shumë të mira sepse më kanë pak frikë. Meshkujt shqiptarë janë frikacakë. Kanë frikë nga femrat. Kanë frikë nga femrat e pavarura. E duan poshtë vetës, duan ta manipulojnë sepse kanë mungesë vetëbesimi, pasigurie eksperience dhe mundohen me mënyrat e tyre të çojnë në nivelin e tyre. Një grua e pavarur ekonomikisht dhe mendërisht është jashtëzakonisht shumë e rrezikshme për një mashkull shqiptar. Sidomos për djemtë e rinj,”- u shpreh Zhaklina./R.G

Të fundit

Rritja e pensioneve, si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë!

Qeveria shqiptare ka përcaktuar objektiva për sistemin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësinë publike për periudhën 2025– 2028, duke rritur...

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Maqedonia e Veriut është përballur me shumë zjarre gjatë tre ditëve të fundit . Sipas një deklarate nga Qendra për Menaxhimin e Krizave të...

“Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Drejtori i policissë së Shtetit, Ilir Proda bën me dije se ka shkarkuar nga detyra drejtorin...

Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe këngëtari i njohur Mevlan Shaba është bërë baba për herë të parë! Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ai...

Alarm në familje/ Prindërit denoncojnë zhdukjen e dy vajzave të mitura

Dy të mitura janë raportuar të zhdukura ditën e sotme në Fushë Kosovë, pasi prindërit e tyre kanë ngritur alarmin. Sipas autoriteteve, prindërit kanë raportuar...

Lajme të tjera

Web TV