Koronavirusi/S’ka vatra të reja, koha për hapje të plotë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e koronavirusit në të gjithë globin ka shkaktuar një “tërmet” të vërtetë, në të gjitha fushat e jetës, qoftë shëndetësor, social apo edhe ekonomik.

Por nëse dy të parat rikuperohen pothuajse menjëherë pas rikthimit në normalitet, ekonomia ka marrë plagë të rënda, që për shumë biznese do të jenë të parikuperueshme.

Shqipëria ka hyrë në gjendje karantine prej 12 marsit, me masa janë cilësuar nga jo pak si ekstreme, por që janë vlerësuar si të domosdoshme nga pjesa më e madhe e shoqërisë.

Ndërkohë që prej 9 marsit, kur edhe u shënuan zyrtarisht dy rastet e para me koronavirus në vendin tonë, numri i të infektuarve pavarësisht masave të rrepta ka kaluar këtë të hënë mbi 1 mijë.

Por dukshëm situata po shkon drejt normalizimit, pasi fatmirësisht prej disa javësh nuk është shënuar ndonjë vatër e re, por të gjitha rastet e reja janë persona që kanë pasur kontakt me persona të prekur më parë.

Pra, kjo mund të cilësohet një arritje dhe mund të shkohet drejt hapjes së plotë pa pasur frikë për një tjetër valë koronavirusi.

Më 14 maj, kryeministri Rama dha sinjalin se baret dhe restorantet do të lejoheshin të punonin, duke shënuar kështu një hapje shumë të madhe. Për t’ju përshtatur realitetit të ri të krijuar pas pandemisë, shumë biznese filluan të investojnë brenda ambienteve të tyre.

E më 18 maj, hynë në fuqi rregullat e reja kufizuese, shumë më tepër lehtësuese, por shumë restorante dhe bare mbetën sërish mbyllur pavarësisht investimit tepër të madh, të realizuar në një kohë tepër të vështirë ekonomike.

Pavarësisht kushteve të krijuara, duke ofruar një siguri më të madhe, edhe se vetë lokalet që ofrojnë shërbim në ambient të hapur, këto biznese mbeten ende të mbyllura duke lënë ende mijëra njerëz pa punë.

Lexo edhe :  Lapaj kërkoi rinumërimin e votave në qarkun e Vlorës, KAS vendos hapjen e një kutie

Duke marrë parasysh koronavirusin drejt zhdukjes në vendin tonë, ngrohjen e klimës, por edhe masat e ndërmarra nga këto biznese, qeveria duhet të lejojë hapjen e tyre, pasi gjithmonë, të jetë siguruar që është brenda parametrave.

Nëse nuk realizohet kjo, rrezikon të krijojë pabarazi ekonomike në një treg të lirë si edhe t’i shtojë kostot buxhetit të shtetit për të dhënë një paketë të tretë ekonomike.

Të fundit

Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura

Përfaqësues të lartë të administratës së SHBA-së,  Nancy VanHorn (e ngarkuara me Punë) dhe Gjeneralmajor John Phillips, Drejtor i...

Bayern tenton goditjen e madhe nga La Liga, kosto 58 mln euro

Bayern ka shfaqur interes të madh për talentin e ri spanjoll, Nico Williams, dhe është gati të bëjë një ofertë të jashtëzakonshme për ta...

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Darëzezë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit, punonjës të pyjores dhe banorë të zonës i janë bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në masivin pyjor...

Pse elita e Tiranës refuzon të angazhohet në politikë

Elita shqiptare vazhdon të tregohet e rezervuar ndaj angazhimit në politikë, një fenomen që lidhet ngushtë me perceptimet dhe përvojat e saj ndaj sistemit...

Deputetët kthehen në komisione/Opozita me prezencë simbolike, denoncon “krimet zgjedhore”

Rikthimi i deputetëve në komisionet parlamentare u dha mundësinë socialistëve dhe demokratëve të qanin hallet me njëri-tjetrin në korridoret e Kuvendit. Pavarësisht çfarë ndodhi jashtë...

Lajme të tjera

Web TV