Sa ngjan Rudina Hajdari me Azem Hajdarin?/Video

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk janë të rrallë rastet e politikanëve shqiptarë që të jenë deputetë at e bir. Madje ka edhe rekordmenë si Ben Blushi që ka qenë deputet vetë por të tillë ka patur të atin, gjyshin dhe stërgjyshin. Por at e bijë deputet në Shqipëri është vetëm një rast: Azem dhe Rudina Hajdari. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU deputetja aktuale e kuvendit zbuloi pjesën e ngjashmërisë me babin e saj.

-A ju mungon babai?

-Po, më mungon shumë, çdo sekondë më mungon.

-A ka ndonjë moment kur ju e kujtoni 12 shtatorin jo vetëm në 12 shtator?

-Ajo është një pjesë shumë ë rëndësishme e jetës sime dhe padyshim që i rikthehem. Është çështje e formimit të karakterit tim sepse momente të tilla të formojnë shumë.

-Zakonisht në Shqipëri, fëmijët nuk iu kanë ngjarë prindërve politikanë. Sa i ngjan babait?

-Uroj që shumë. Kam patur marrëdhënie shumë të fortë me tim atë. Ishim goxha të lidhur me njëri-tjetrin dhe unë e adhuroja tim atë, ashtu siç mund ta adhurojë çdo fëmijë të atin e vet. Jam rritur me atë dashuri , jam rritur me idetë e tij dhe uroj që të kem po atë lloj guximi që ka patur ai./Fjala/k.b

https://youtu.be/XymfZcPqZ24
 

Të fundit

Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, vijojnë shitjet në tregun e vjetër

Gjatë kësaj të marte një pjesë e tregëtarëve rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset...

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për sanksione më...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa...

Lajme të tjera

Web TV