‘Paga e luftës’, vetëm gjysma e aplikuesve përfituan. Po me të tjerët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e kanë marrë. Deri tani janë paguar 3.8 miliardë lekë, nga 7 miliardë lekë, që është fondi total, sipas të dhënave që janë publikuar nga Ministria e Financave, në statistikat e saj për Covid-19.

Numri i përfituesve përbën vetëm 55% të punonjësve që ishin planifikuar të përfitonin nga kjo pagesë, teksa në total fondi është parashikuar për 176 mijë punonjës. Qeveria vendosi së fundmi dhe një gjobë prej 50 mijë lekësh për bizneset që nuk aplikojnë për punonjësit e tyre.

Nga ana tjetër, kontabilistët kanë shpjeguar për Monitor, se më shumë sesa për çështje dëshire apo neglizhence të punëdhënësve, ata realisht nuk po arrijnë që të aplikojnë për punonjësit e kompanive, ku problemi kryesor lidhet me afatet e përcaktuara në vendim për datat e largimit të punonjësve (që duhet të jetë deri në 10 prill). Ndërkohë ka shumë biznese që i kanë larguar punonjësit pas datës 10 prill, ose kanë shënuar datë largimi pas datës 10 prill, edhe pse punonjësit mund të jenë larguar më herët, pasi ligji lejon dritaren prej 10 ditësh për të bërë largimin.

Kontabilistet thonë se në disa raste Nuk lejohet aplikimi pasi sapo klikon për të aplikuar të del shenimi: “Ju nuk mund te aplikoni pasi nuk perftoni nga VKM….” 28 kompani fasoni më herët i kanë dërguar një letër qeverisë, ku i kërkojnë të përfshihen në skemë edhe rreth 2500 punonjës që janë larguar pas datës 10 prill.

Numër i ulët i përfituesve ka qenë dhe në sektorin turistik (rreth 3,900 nga 10 mijë të parashikuara). Rrahman Kasa kryetar i Unionit Turistik Shqiptar ka dhënë dy arsye për numrin e ulët deri tani të përfituesve në këtë sektor. Shumë kërkesa janë refuzuar për shkak të kriterit të vendosur për largimet nga puna deri më 10 prill, nëse largimi është pas këtij afati ndihma refuzohet. Arsyeja e dytë është se 60 mijë të punësuar sezonale që punësohen në periudhën maj-shtator kanë mbetur jashtë paketës.

Burime nga tatimet kanë bërë të ditur se po punohet për disa ndryshime në VKM-në e paketës së dytë financiare, që do të adresojë këto probleme.

Përfitimet sipas masave

Numri i përfituesve me Masën 1 është 6,349 punonjës ku përfshihen të “Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS. Për Masën 1 sipas të dhënave të Financave do të përfitojnë 26 mijë punonjësve (nga të cilët 6 mijë të larguar nga puna) në 1,286 biznese me xhiro mbi 14 milionë lekë,

Lexo edhe :  Zhduket nga banesa, vajza denoncon humbjen e babait në polici, ja çfarë dyshohet

Me Masën 2 sipas tatimeve numri i kërkesave të miratuara është 26,627 persona. Masa 2 përfshin “Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020”. Në paketën e miratuar për masën 2, Ministria e Financave parashikon që ndihma të shpërndahet për 40 mijë punonjës të larguar nga puna në 6,300 biznese. Deri tani janë miratuar kërkesat për 65% të totalit të punonjsve që parashikohet të përfitojnë ndihmën.

Numri më i lartë i aplikimeve të miratuara për invididët është me Masën 3 ku përfshihen të punësuarit te bizneset e vogla me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS. Sipas të dhënave të tatimeve numri i kërkesave të miratuara është për 59,380 individë. Sipas të dhënave të ministrisë nga kjo masë do të përfitojnë 100 mijë punonjësit e punësuar në 46,520 biznese me xhiro nën 14 milionë lekë. Deri tani kanë përfituar 59% e punonjësve të parashikuar.

Në Masën 4, ku përfshihen “Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listepagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000. (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese”. Për sektorin e turizmit janë miratuar rreth 10% e totalit të individëve që kanë aplikuar apo për 3,945 individë. Nga qeveria parashikohet që numri i përfituesve të jetë për 10 mijë punonjës në 1,214 biznese që operojnë në sektor./Monitor

Të fundit

Mjekët paralajmërojnë për meningjitin, ja kur duhet të vaksinohen fëmijët

Edhe pse Shqipëria nuk e ka në kalendarin e detyrueshëm vaksinën ndaj meningitit, prindërit u kërkojnë mjekëve pediatër nëpër...

Ilir Meta prej dy muajsh në burg, deputetët e PL-së ‘e djegin’ në festën e fundvitit

Anëtarët e Partisë së Lirisë imitojnë aleatet e tyre te PD-se, duke kënduar dhe kërcyer për festat e fundvitit, duke i thurur lavde kryetarit...

Drejtori i Policisë Proda mesazh nga Kakavija për shërbimet kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ju ka kërkuar nga Kakavija të gjitha shërbimeve të Policisë Kufitare angazhim maksimal...

Kërcime e vallëzime, deputetët e Partisë së Lirisë “e djegin” në festën e fundvitit

Anëtarët e Partisë së Lirisë kanë zhvilluar festën e fundvitit në një prej lokaleve të Tiranës. Ata kanë kërcyer e vallëzuar nën ritmet e këngëve...

Dashuria dhe ndarja me Sara Hoxhën! Rrëfimi i Ledri Vulës: Jemi ende shokë

Këngëtari Ledri ishte i ftuari i radhës në rubrikën “Galeri” në E Diell. Ai rrëfeu mes emocionesh, ndarjen nga Sara Hoxha, me të cilën ka...

Lajme të tjera

Web TV