Rudina Hajdari apel Bashës: Ja dy mundësitë që ke, mos u rikthe në krahët e Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me tone të forta ka folur deputetja e opozitës së re në kuvendin e Shqipërisë, pas dakordësisë së arritur sot mes palëve në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.

Sipas saj, çështjet për të cilat u ra dakord janë fare të parëndësishme, ndërkohë që me ndryshimin e kohës për mbajtjen e zgjedhjeve, sipas saj, u mbyllet dera diasporës dhe gjithë emigrantëve të vijnë në periudhën e verës për votime.

Ajo tregon dy propozimet që bëri në këtë takim, duke i mëshuar ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe ligjit që propozoi për referendum.

“Përveç propozimit të kahershëm që opozita parlamentare ka shtruar për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sot propozuam ligjin për referendumet, ligj që i jep fuqi qytetarit që të kishte më shumë vendimmarrje, nëse do e kishim këtë sot nuk do kishim një teatër të shkatërruar, por në këmbë.

I bëj thirrje Bashës dhe PD që të mbështesin këto dy propozime se këto aspirojnë për një Shqipëri demokratike, i bëj thirrje se nuk duhet të rikthehet në krahët e Ramës,këto janë dy zgjedhjet e tij, o do mbështesë këto dy propozime, sepse jo vetëm që mbështetet nga aktivistë, çdo demokrat, qytetarë të thjeshtë, ne duhet të ecim para dhe të mos kthehemi prapa dhe Basha e ka veti sa herë që ka vështirësi shkon të krahët e Ramës, këtë radhë mos e bëni, mos i zhgënjeni demokratët nuk është koha e pazareve dhe marrëveshjeve”, tha ajo.

Duke dhënë detaje nga tryeza e sotme ajo tha: Çfarë ndodhi sot ishte një dakordësi për çështje fare pa rëndësi, një fashë zgjedhore e re, përfaqësuesit e palëve në tryezë mu dukën si vajzat që tregojnë tiparet atmosferike, se duhet koha me më pak temperatura e kështu, kjo ishte e papranueshme, nëse ne ndryshojmë fashat e orarit të zgjedhjeve i mbyllin derën diasporës që vjen në qershor, këta heqin fashën kur shumë emigrantë vijnë në qershor për votime, ia mbyllim derën dy herë, unë nuk jam dakord.

Lexo edhe :  TikTok do të mbyllet, ja aplikacioni popullor që do ta "zëvendësojë"

Lidhur me dyfishimin e buxhetit ajo ka thënë se këto lekë vijnë nga taksapaguesit shqiptarë “dhe minimumi që bëjnë është të shpjegojnë pse duan dyfishim ti rrimë larg pazareve dhe ti japim shqiptarëve një gjë të vetme, o lista të hapura o të gjejmë mekanizëm që shqiptarët të zgjedhin me referendum”./b.b/fjala.al

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV