Sondazhi/ Shqiptarët sot janë të shqetësuar për ekonominë dhe jo për shëndetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë që rreziku nga koronavirusi duket se është zbutur, qytetarët janë përqëndruar te ekonomia, e cila ka marrë një goditje jot ë vogël. IDRA ka realizuar një sondazh në lidhje me shqetësimin më të madh që shoqëron shqiptarët në këtë “jetë normale” të re.

998 panelistë të IDRApoll i janë përgjigjur pyetjes së ditës: “Pas masave lehtësuese të lëvizjes në lidhje me situatën COVID-19, a mund të na thoni se sa të shqetësuar jeni për: (i) shëndetin tuaj dhe (ii) situatën tuaj ekonomike?”

Nga përgjigjet e mbledhura vihet re se “frika për shëndetin” nga COVID-19 del në plan të dytë dhe shqetësimi përqëndrohet tek situata ekonomike ku më shumë se gjysma e të anketuarëve (57 %) shprehen se janë “shumë të shqetësuar” ose “më së shumti të shqetësuar” për gjendjen e tyre ekonomike. Ndërkohë që gjysma e të anketuarëve (50%) deklaron se është “më së shumti jo të shqetësuar” ose “aspak të shqetësuar” për shëndetin gjatë kësaj periudhe.

Analiza e të dhënave në bazë gjinie, grup-moshe apo arsimi duket se jep rezultate të ngjashme apo me diferenca të parëndësishme.  Të vetmen diferencë e bëjnë të anketuarit e kategorisë me të “me të ardhura të ulëta”, të cilët duken se janë më të “alarmuar” si për situatën shëndetësore ashtu edhe për atë ekonomike.

Rezultatet janë përfaqësuese për moshat 18-44 vjeç.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV