Shembja e Teatrit/ Le Figaro: Më 17 maj u zhduk një pjesë e kulturës shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo teatër që vdes është si një bibliotekë që digjet, ka thënë dikush. Të dielën e 17 majit, në Tiranë në Shqipëri, mori fund një pjesë e kulturës shqiptare. Me gjithë demonstratat e shumta dhe një kundërshtimi të ashpër, Kryeministri shqiptar, Edi Rama vendosi të shembë Teatrin Kombëtar.

Forca të mëdha policie arritën para agimit dhe zmbrapsën anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, duke përdorur spraj me piper, djegës për sytë. Në atë moment ekskavatorët filluan të shkatërrojnë kolonën e saj të përparme, që mbante fjalët “Teatri Kombëtar” raporton media franceze Le Figaro.

Fati i ndërtesës, i ndërtuar në vitin 1939 dhe që u shndërrua në teatër kombëtar në 1945, ndau shoqërinë duke shkaktuar zemërim, ndërsa  Rama zgjodhi të veprojë gjatë izolimit nga koronavirusi.

Përplasje dhe arrestime

“Nuk bëhet më fjalë vetëm për shembjen e teatrit, por për rënien e demokracisë dhe lirisë. Ne jemi në diktaturë”,-deklaroi një anëtar i paidentifikuar i aleancës në një video në ‘Facebook’.

Rama, qeveria e të cilit thotë që teatri kishte degraduar dhe kishte nevojë për modernizim, i ka qëndruar idesë së tij që ai po shtyn drejt progresit, pasi ka ndërtuar një stadium të ri futbolli dhe një treg.

“Këta janë të njëjtit njerëz që ngrihen kundër gjithë projekteve në Tiranë. Ata nuk e duan zhvillimin, por ata nuk munden ta ndalin Tiranën”,-deklaroi kryeministri në një postim në ‘Facebook’.

Protestuesit shtynin policinë që bllokonte hyrjen në vendngjarje dhe lëshonin slogane si: Poshtë Diktatura! Kjo çoi në 37 arrestime. Një polic u dërgua në spital pasi ishte goditur nga protestuesit, ndërkohë që një dëshmitar pa sesi një protestues u plagos në kokë.

Lexo edhe :  “Bloomberg”: Ja vendet pro dhe kundër dërgimit të trupave në Ukrainë

Mes personave të arrestuar bën pjesë edhe Alfred Lela, analist mediesh dhe gazetar. Pasi u lirua, deklaroi se policia kishte përdorur forcë të pajustifikuar dhe fyerje. Sipas një dëshmitari të agjencisë Reuters, policët goditën me këmbë protestuesit që hidhnin shishe uji. Nga ana e vet, policia deklaroi që akuzat për dhunë ishin të rreme.

Edi Rama vetëm përballë të gjithëve në këtë “shembje ilegale”

Kundërshtarët kryesorë të ndërtimit të një teatri të ri, pohuan që punimet i ishin dhënë njërit prej partnerëve të privilegjuar të qeverisë, pa qenë pjesë e një thirrjeje për tender. Ndërtimi i disa kullave është i përfshirë në marrëveshje.

Qeveria socialiste e tërhoqi këtë plan në muajin shkurt. Protestuesit thanë që me ligj duhen gjashtë muaj për të miratuar një ligj të ri dhe se qeveria nuk i ka siguruar lejet për të vijuar shembjen.

Javën e shkuar, Mariya Gabriel, Komisioniere e BE-së për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë, kërkoi që të zhvilloheshin diskutime shtesë para se të merrej një vendim për teatrin.

Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike në opozitë, tha që shembja “ishte ilegale” dhe se ajo gjithashtu “shembi bazat e shoqërisë”.

Presidenti Ilir Meta, i cili luan kryesisht rol ceremonial në qeverisje, u ankua në Gjykatë Kushtetuese për këtë shembje, të cilën ai e përshkroi si “krim ligjor, moral dhe kushtetues”. Gjykata ende nuk ka marrë vendim.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që...

Rusi-Ukrainë: Shkëmbim i barabartë i 146 të burgosurve

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një shkëmbim i të burgosurve të luftës është kryer me Ukrainën më 24 gusht, në të cilin...

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje...

Interi i befason të gjithë, kontakton dy yjet e Bayern

Inter nuk është se ka qenë shumë aktiv këtë merkato, por zikaltrit janë duke punuar për të forcuar qendrën e mbrojtjes. "La Gazzetta dello...

Çfarë ndodhi sot në Lunxhëri? Makina shkrumbohet në mes të rrugës

Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri. “Menjëherë...

Lajme të tjera

Web TV