Nëse infektohesh me Covid-19 gjatë pushimeve, ky vend të mbulon shpenzimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qiproja ka premtuar se do të mbulojë shpenzimet e të gjithë turistëve që rezultojnë me Covid-19 gjatë pushimeve në ishull.

Qeveria qipriote deklaroi se do të mbulojë shpenzimet e akomodimit, ushqimeve, pijeve dhe ilaçeve për turistët që rezultojnë pozitivë. Ndërkohë spitali me 100 shtretër do të përdoret edhe për turistët që rezultojnë pozitivë, ndërsa 12 vende në repartin intensiv do të përdoren për pacientët që janë në gjendje kritike.

Premtimi i shkruar në pesë faqe nga qeveria për linjat ajrore dhe operatorët turistikë, përshkruan protokolle të rrepta të shëndetit dhe higjienës.

Turizmi përfshin 13% të ekonomisë së Qipros. Vendi pret të humbas 2.6 miliardë euro të ardhura nga turizmi këtë vit.

Letra, e nënshkruar nga ministrat e punëve të jashtme të Qipros, transporti dhe turizmi, krenohet se vendi ka rastet më të ulëta të koronavirusit për frymë në Evropë, pasi ka testuar më shumë se 10% të popullsisë së tij.

Udhëtimi ndërkombëtar ajror në Qipro fillon më 9 qershor fillimisht nga 19 vende, me pasagjerët që u kërkohet të kryejnë test të Covid-19 tre ditë para nisjes. /Fjala.al

Të fundit

“Një në 10 fëmijë, i kequshqyer”/ Situatë dramatike dhe krizë humanitare në Gaza

Një në çdo 10 fëmijë të kontrolluar në klinikat në Gaza të drejtuara nga agjencia e Kombeve të Bashkuara...

Irani sekuestron cisternën që transportonte 2 milionë litra karburant kontrabandë

Një cisternë e huaj është sekuestruar nga Irani në Gjirin e Omanit për kontrabandë të 2 milionë litrave karburant, njoftoi të hënën kreu i...

“Human” – Historia në formën e saj më tërheqëse dhe ngjitëse

Nga Jack Seale “Nuk ndihmoj dot,” thotë Ella Al-Shamahi. “Më kujton Zotin e Unazave!” Nuk është e lehtë të bësh parahistorinë të kuptueshme, por një...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten sot euro dhe dollari

Sot, më 16 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83.2 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 97.2 lekë dhe shitet 98 lekë. Franga...

Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Auron Tare Video e Bardhës, shitëses së njohur të tregut të perimeve në Sarandë që debatonte me Muçin përfaqësuesin e Bashkisë së Qytetit u bë...

Lajme të tjera

Web TV