Enigma e pa shpjegim/Si u paralizuan ushtarët që donin të shembnin Kishën e Laçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siç dihet nga të gjithë, regjimi komunist në Shqipëri shpalli një luftë të hapur ndaj fesë dhe objekteve të kultit, nisur gjithnjë nga parimet dhe ideologjia marksiste se “feja është opium për popullin”.

Në këtë kuadër, në vitin 1967 nisi një fushatë e gjerë për shembjen e çdo objekti fetar në vend.

Por, diçka që ka mbetur mister dhe e pashpjegueshme shkencërisht, ka të bëjë pikërisht me Kishën e Laçit, ku 32 ushtarë të ngarkuar me misionin për ta prishur atë, ngelën të paralizuar në mënyrë të çuditshme, raporton televizioni lokal Pik Tv.

Ngjarja ndodhi në vitin 1981, pra 14 vjet më vonë nga aksioni i përgjithëm, ku ushtarët u rikthyen për të shembur një pjesë të vogël të mureve të mbetura, pasi besimtarët ende shkonin dhe luteshin aty.

Pikërisht në këtë moment, sipas dëshmive të kohës, ushtarët mbetën të paralizuar nga mesi e poshtë, pa qenë në gjendje të lëviznin.

Menjëherë një pjesë e tyre u dërguan për kurim jashtë vendit, dhe u deshën shumë kohë që ata të riktheheshin në gjendje normale.

Sot e kësaj dite ajo ngjarje ka mbetur e pashpjegueshme.

Të fundit

Gjysma e popullsisë së vendit, më e vjetër se 39 vjeç

Sipas shifrave nga “Agjencia Europiane e Statistikave”, mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë vlerësohet në 38.8 vjeç. Pra, gjysma...

Ushtria turke mund të luajë rol kyç në sigurinë e Evropës: Nëse palët bien dakord

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shfrytëzoi vizitën e tij të martën në Turqi për të theksuar rëndësinë që ka dërgimi i trupave nga vendet aleate...

Korça e para ’90/ Ja ku njerëzit takoheshin kur mungonin mjetet e komunikimit

Për të takuar dikë në Korçë sot mjafton të ulesh diku, në çdo cep të qytetit dhe nga telefoni dërgon vendndodhjen. Ndërkohë për ata...

U dhunua brutalisht, kreu i Operatorëve Turistikë të Sarandës, flet i gjakosur

Pamje ekskluzive janë zbuluar nga incidenti i dhunshëm që ka ndodhur sot me biznesmenin Arben Çipa, i cili ka përjetuar një sulm brutal pas...

Tirana drejt Kategorisë së Parë, bardheblutë mposhten me përmbysje nga Teuta

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e saj të 26-të, me dy sfida që sollën surpriza. Tirana pësoi një tjetër humbje, kësaj radhe përballë Teutës në...

Lajme të tjera

Web TV