Parid Turdiu nga SHBA: T’i hiqet nënshtetësia shqiptare Paskal Milos!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas deklaratave të historianit Paskal Miko se Skënderbeu është sllav (Serb) ka patur shumë reagime në rrjetet sociale ndaj tij.

Parid Turdiu, djali i Qazim Turdiut, pinjolli i një prej familjeve më të vjetra Tiranase që tashmë jeton në SHBA prej 3 dekadash, ka kërkuar që t’i hiqet nënshtetësia shqiptare Paskal Milos.

Me një koment sqarues në rrjetin social facebook, Turdiu sqaron se Skënderbeu është simbol i kombit Shqiptar.

Turdiu deklaron se Paskal Milos i duhet hequr nënshtetësia shqiptare pasi ai ka bërë shpifje ndaj heroit tonë kombëtar.

Në një tjetër status ai deklaron se Skënderbeu i ndërroi të gjitha fetë e kohës, sipas leverdisë politike: ortodoks, mysliman, katolik. (Bile po u bëre mysliman nuk mund të kthehesh, se Islami nuk e pranon apostazine.)

Më tej tej Turdiu vazhdon se thelbi i veprës se Skënderbeut ishte pavarësia e këtyre trojeve.

Atëherë nuk kishte Shqipëri. Skënderbeu desh te krijonte diçka te ngjashme, Arbërinë. Përfundimisht dështoi, por mbolli farën.

Skenderbeu

Pavaresisht se kush u martua me ke, Skenderbeu firmoste “zot i Arberise”. Mbreti i Napolit nuk kuptonte mire se cfare ishin arberit. Skenderbeu ia shpjegon ne nje leter “ne jemi epirote”. (Epiri njihej ne Napoli, perballe Italise se Jugut).

Pushtim nuk ishte vetem ai turk, por edhe ai serb dhe venecian tamam para turqve. Turqit zevendesuan serbet dhe venecianet.

Skenderbeu i ndrroi te gjitha fete e kohes, sipas leverdise politike: ortodoks, mysliman, katolik. (Bile po u bere mysliman nuk mund te kthehesh, se Islami nuk e pranon apostazine.)

Thelbi i vepres se Skenderbeut ishte pavaresia e ketyre trojeve.

Atehere nuk kishte Shqiperi. Skenderbeu desh te krijonte dicka te ngjashme, Arberine. Perfundimisht deshtoi, por mbolli faren.

Disa shekuj me vone njerezit qe ishin ketu vendosen te benin Shqiperi.

Une jam shqiptar, se kam lindur ne Shqiperi. Me pelqen pavaresia e Shqiperise, qe na e kane lene te paret. Ne e gjetem gati. Cfare dhurate e jashtezakonshme per nje territor te vogel: nje shtet i pavarur i pranuar nga gjithe bota! (Qe katundaria e ka degjeneruar.)

Skenderbeu desh te bente vetevendosje te ketyre trojeve prandaj ne shqiptaret e zgjodhem si heroin e shtetkombit tone, te ri te pavarur.

E beme ne Skenderbeun simbol te Shqiperise.

Pse ti Paskal Milo denigron simbolin tone, se gjoja nuk ishte shqiptar? Atehere nuk kishte Shqiperi, dmth e ke me kunj.

 

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV