Fluks udhëtarësh në portin e Vlorës dhe atë të Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas festave të fundvitit, emigrantët që jetojnë në Itali kanë zgjedhur për tu larguar portin e Vlorës dhe atë të Durrësit, ku është parë një fluks i madh i udhëtarëve.

Porti i Vlorës bëri të ditur sot se rreth 2000 pasagjerë shqiptarë dhe të huaj kanë udhëtuar ditën e sotme drejt portit të Brindisit.

Ndërkohë në portin e Durrësit janë dyfishuar lundrimet. Autoriteti Portual bëjnë me dije janë dyfishuar dhe sportelet e përpunimit për pasagjerët dhe mjetet e tyre.

“Përgjatë ditës së sotme dhe nesërme,(04-05.01.2020), tragetet do të dyfishojnë lundrimet e tyre me portet e Italisë, me qëllim përballimin e fluksit të udhëtarëve, kryesisht në dalje. 3 tragete kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, 2 prej të cilëve kanë rinisur lundrimin drejt Portit të Barit, pak para mesditës. “Rigel II” dhe “AF Francesca” pritet të mbërrijnë në Durrës mbrëmjen e sotme, për të udhëtuar sërish rreth mesnatës drejt Portit të Barit. Me qëllim përballimin me sukses të fluksit të hyrje/daljeve janë dyfishuar dhe sportelet e përpunimit për pasagjerët dhe mjetet e tyre”, njofton Autoriteti Portual i Durrësit.

Pas festave të fundvitit në të gjitha pikat e kalimit kufitar ka një fluks të shtuar të emigrantëve që largohen nga vendi. Policia Kufitare po ndërmerr një sërë masash për eliminimin e radhëve në pikat kufitare, si dhe për parandalimin e ngjarjeve dhe paligjshmërisë. /Fjala.al

Të fundit

Përplasje me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur...

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen para besimtarëve si një...

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiritin e jashtëm, me mbishkrimin...

Inteligjenca Artificiale mund t’ju tregojë se sa shpejt po plakeni nga një foto

Një fotografi është e mjaftueshme për të zbuluar se sa i vjetër është në të vërtetë trupi ynë. Nuk po flasim për moshën kronologjike,...

Kush janë 10 burrat më të pasur në botë?

Revista Forbes harton një renditje të njerëzve më të pasur në botë, duke analizuar pasurinë e tyre , sektorët në të cilët veprojnë dhe inovacionet që kanë sjellë në ekonominë globale. Ja lista...

Lajme të tjera

Web TV