Një fund tragjik ka qenë ai i një vajze adoleshente nga Irani e cila u ndëshkua në mënyrën më të keqe nga i ati pas arratisjes nga shtëpia me të dashurin.
Historia e Romina Ashrafi, 14-vjeçe po bën xhiron e Iranit, pasi e reja u arratis me një 28-vjeçar, Bahman Khavari, të cilin e donte dhe që donte të martohej me të.
Por i ati, e ndëshkoi për këtë veprim, duke e therur teksa ishte në gjumë. Një histori drithëruese nga veriu i Iranit, zona e Gilan, e pasuar me krimin e tmerrshëm, pasi babai ishte kundër martesës së Rominës me të dashurin, çka bëri që dy të rinjtë të arratisen.
Por ata u gjetën dhe ndaluan nga policia, ku e mitura u kthye në familje ndonëse kishte thënë se kishte frikë për jetën.
Frika e saj rezultoi e provuar, pasi gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes së kaluar, ajo u ther në gjumë nga ia ati Karbala Reza Ashrafi.
Pas krimit ai doli nga shtëpia me thikë në dorë, duke treguar gjithë çfarë kishte bërë.
Vrasja është dënuar gjerësisht nga iranianët në mediat sociale, duke shkaktuar një debat të hidhur mbi vrasjet e nderit në Iran që kushtëzohen nga Kushtetuta./b.b/fjala.al