“I dështuar”, reagon PD: Largimi i Ramës, rruga drejt zgjedhjeve të lira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaron se 85% e shqiptarëve duan largimin e Edi Ramës sepse ai dështoi si kryeministër.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Paloka thekson se ikja e Edi Ramës i hap rrugë zgjedhjeve të lira që njerëzit të vendosin vetë të ardhmen e tyre.

Ndërkohë, sonte kryeministri Edi Rama në një intervistë televizive deklaroi me ironi se ka bërë një faj të rëndë duke i fituar bindshëm zgjedhjet.

Postimi i plotë i Edi Palokës

Opozita e Bashkuar dhe 85% e shqiptarëve duan largimin e Edi Ramës sepse ai dështoi si kryeministër. Me Edi Ramën u thellua varfëria, krimi dhe kriminelët kapën qeverinë dhe shtetin dhe shqiptarët u larguan si asnjëherë më parë nga vendi i tyre. Ikja e Edi Ramës i hap rrugë zgjedhjeve të lira që njerëzit të vendosin vetë të ardhmen e tyre.

Edhe pa kundërshtar përballë, Edi Rama tregoi se s’bën dot pa krimin. Shkodra, Vora, Vau i Dejës treguan se ai nuk heq dorë nga krimi dhe vjedhja e votave. Njësoj si në 2017 me Vangjush Dakon, Avdylajt me kompani, në 2016 me Damian Gjiknurin dhe Imer Lalën me shokë, Rama angazhoi gjithçfarë kriminelësh duke dëshmuar shqiptarëve dhe botës se me të nuk ka zgjedhje, s’mund të ketë zhvillim dhe integrim.

Sot ka braktisur mijëra familje nëpër çadra dhe ka urdhëruar të dalin nga hotelet mijëra të pastrehë vetëm e vetëm që të mos prekë milionat që ndan me oligarkët. Sepse e gjithë qeverisja e Ramës është në funksion të një grushti të korruptuar gjakpirësish të shqiptarëve.

Koha për pallavra ka mbaruar. Bën mirë ta dëgjojë thirrjen popullore që është kthyer në hymn: Rama ik! Sa më shpejt aq më mirë!!!/ Fjala.al

Të fundit

Pas sulmit me dron të Ukrainës, a ka ndryshuar ndonjë gjë për Putinin?

David French dhe Megan K. Stack shpjegojnë pse premtimet e shumta të Trump për të përfunduar konfliktin “për 24...

Kur ekrani prekte yjet, një kujtesë për kinemanë që jetoi në makinë

Përgatiti: Leonard Veizi Ishte një mbrëmje e ngrohtë pranvere, kur ndodhi një ngjarje që do të ndryshonte mënyrën se si njerëzit përjetonin magjinë e filmit....

Myslimanët shqiptarë falin Kurban Bajramin te ‘Dëshmorët e Kombit’, luten për Gazën

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk u bë në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”....

Ndeshja me Serbinë, De Biasi tregon formulën e fitores: Duhet të mendojmë vetëm…

Ish trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi komentoi për emisionin Top Story në Top Channel ndeshjen e së shtunës Shqipëri-Serbi. Çfarë mbani mend nga ndeshja...

Kurban Bajrami në Mekë: Një pelegrinazh mes sakrificës dhe mrekullisë

Kujtimet e një shqiptari për Haxhin e vitit 1998 Nga Leonard Veizi Teksa avioni ulej në pistën e pafundme të Xhidas, pelegrinët shqiptarë ndienë se ëndrra...

Lajme të tjera

Web TV