Meta: Mezi pres konsensusin për mbylljen e reformës zgjedhore brenda 31 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka folur gjatë konferencës së sotme edhe lidhur me Reformën Zgjedhore për të cilën u shpreh se pret mbylljen e marrëveshjes për të brenda 31 majit.

“Si presidenti i Shqipërisë kam respektuar institucionet e Kosovës, duhet të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve. Së dyti, çështja e Kodit zgjedhor, edhe unë jam i kënaqur nga ato që ndjek në media që ka përparime, mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe ta mbyllin me 31 maj me konsensus ndryshimet që kërkohen me ngulm nga BE-ja dhe partnerët e tjerë dhe menjëherë do të firmos këto ndryshime që të japim një lajm të mirë. Pavarësisht se do të jetë i pamjaftueshëm për atë që pritet, pasi serioziteti do të verifikohet në terren” tha ai.

Më tej Meta ka sqaruar pse ka kthyer edhe një herë dy ligjet Kuvendit, saktësisht për aktivitetet e turizmit detar cënon identitetin kombëtar pasi ka shkronja që nuk janë shqip në përdorim të atij ligji dhe cënohet gjuha zyrtare.

Sa i përket koncesionit të Porto Romanos, për portin, Meta thotë se negociohet vetëm me një subjekt, dhe për këtë gjë ka pasur ankesa nga KE si dhe nga subjektet të tjera kontraktore.

“Për aktivitetet e turizmit shqiptar përbën shqetësim. Fusha e aktiviteteve duhet të zhvillohet në një mjedis të sigurt juridik, por nuk e garanton kjo me Kushtetutën. Përdorimi në gjuhë të huaja, I shkronjave që alfabeti jonë nuk I njeh, jo vetëm shkel gjuhën shqipe por edhe identitetin kombëtar. Kuvendi të reflektojë.

Koncesioni në Porto Romano. Si dhe për koncesionet e tjera, procedura anashkalon procedurat e hapura për koncesionet dhe PPP duke hyrë vetëm me një subject. Cënon konkurrencën e lirë, Kodin Detar dhe Sigurinë Mjedisore. Kanë ardhur shqetësime edhe nga kontraktorë të tjerë por edhe Komisioni Europian mbi procedurat e ndjekura nga ky ligj. Kuvendi i Shqipërisë duhet të shqyrtojë dhe ankesat”, tha Meta./b.b/fjala.al

Lexo edhe :  TikTok do të mbyllet, ja aplikacioni popullor që do ta "zëvendësojë"

Të fundit

Asnjë nga partitë në Kosovë nuk ka votat për të krijuar e vetme qeverinë pas zgjedhjeve

Nga rezultati preliminar i zgjedhjeve të nëntë shkurtit, asnjë prej partive nuk do të mund të krijojë qeverinë e...

Ulen interesat e kredive/ Vendimet e politikës monetare po japin efektet e pritshme

Ulet interesi i kredive për bizneset por edhe për qytetarët.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  lehtësimi i politikës monetare ka dhënë efekte ...

SPAK-u, SKAP-i, apo SKRAP-i i partisë, kë do zgjedhë Sali Berisha?

Ditët e fundit ai ka nisur një kthesë të pabesueshme, ku pretendon të na bindë se kur akuzonte SPAK, e kishte fjalën për disa...

Dita e Shën Valentinit: historia, kuriozitetet dhe traditat e festës së të dashuruarve

Dita e Shën Valentinit njihet botërisht si festa e të dashuruarve , e cila festohet çdo vit më 14 shkurt . Por cila është origjina e vërtetë...

Rama ironizon Berishën: Bufi i Kënetës është një plaçkitës folesh

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e PD, Sali Berishën, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Ai e konsideron Berishën ‘Buf Kënete’...

Lajme të tjera

Web TV