Leonard Bombaj flet për njohjen me bashkëshorten/Do ta dua edhe më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjisori dhe producenti i njohur, Leonard Bombaj në emisionin “Historia ime” nuk ka nguruar të flas për anën profesionale edhe për jetën e tij private dhe njohja me bashkëshorten.

Bombaj shprehet se historia e tyre është mjaft interesante. Ata janë njohur në kohën kur ai ishte duke kërkuar nëpër shkolla aktorë. Fillimisht nuk kishte zgjedhur Aldën, por në momentin kur do largohej, vështrimi i tij u ndesh me dy sy që po shikonin. Këtu nisi gjithçka për të vazhduar më pas me një histori shumë të bukur dashurie.

Sot Bombaj dhe Esmeralda janë prindër të dy fëmijëve dhe vetë producenti shprehet se e do njësoj si atëherë, ndoshta edhe më shumë.

“Tingujt e Harresës” është filmi që është njohur me bashkëshorten! Është filmi që jam njohur me bashkëshorten. Me thënë të drejtën po të fillojmë nga pjesa civile e njohjes, ishte koha kur unë isha akoma një beqar, jo i vonuar, por një beqar që nuk doja ta prishja statusin tim të beqarisë. Ishe problematik si beqar apo jo?

Jo problematik, po nuk më pëlqente fjala që unë fejohem. Madje edhe kur u lidha me të dashurën time, që shumë shpejt ajo më prezantoi me familjen dhe unë s’kisha shans ta quaja të dashur, domethënë ma punoi ajo mua. Unë ia prezantoja shoqërisë, miqëve të mi  dhe i thoja e fejuara dhe të gjithë qeshnin dhe kjo ka zgjatur një muaj rresht. Por historia më e bukur është si e kam njohur Aldën, kjo ka qenë shumë interesante. Ishte momenti që ne donim një personazh që të ishte dhe e bukur, por edhe e fshehur në bukurinë e vet. Një njeri që është i harruar me jetën e vet, duhet që ta fshehë atë gjë dhe na duhej një personazh i tillë.

Lexo edhe :  Lindja e Henry David Thoreau: Zëri i ndërgjegjes kundër pushtetit

Në momentin kur e kam njohur Aldën, ka qenë momneti kur hynim nëpër shkolla dhe kërkonim aktorët. Ne shikonim imazhet që na dukeshin të përshtashëm, Aldën nuk e zgjodha në asnjë vend, në asnjë nga klasat që hyra. Ka qenë shumë e çuditshme dhe unë këtë e quaj vërtet, siç themi ne, çfarë është e shkruar është e shkruar. Mbasi mbarova zgjodha tre vajza tek klasa e Aldës, po mbyllja derën dhe tani imagjino kur mbyllet dera, këtu është bordura, këtu është dera që mbyllet dhe mbetet vetëm pak, dhe unë pashë vetëm dy sy që po shikonin.

Imagjino po mos e kisha mendjen, sot nuk do të ishte bashkëshortja ime. Edhe derën e kam hapur prapë dhe i kam thënë: Po juve ju pëlqen të vini për film? Po tha kjo.  Tani si ta quaj unë këtë mbas kaq vitesh, isha unë që e kërkova apo ishte ajo që më kërkoi mua? Me Esmeraldën kam 25 vjet

 

gj.b/fjala.al

 

 

Të fundit

Reshje të dendura ‘mbërthejnë’ vendin, raportohen për viktima

Të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe 290 të tjerë janë plagosur brenda 24 orëve të fundit për...

Pensionet e reja, përcaktohen koeficientët e indeksimit/ Kategoritë që përfitojnë

Qeveria ka miratuar vendimin, që përcakton koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, dhe që...

Kosova “shpëton” eksportet shqiptare, rriten 2.1% për 6-mujorin

Eksportet janë rritur lehtë në qershor për të dytin muaj radhazi. Ecuria e qershorit është ndikuar nga rritja e fortë e eksporteve të lëndëve...

Sfidë për Kinën: Pentagoni investon në prodhimin e mineraleve të rralla në SHBA

Departamenti amerikan i Mbrojtjes, Pentagoni, ka ndërmarrë një hap të pazakontë duke u bërë bashkëpronar i një kompanie minerare që merret me nxjerrjen e...

Thyen dhe grabitën të njëjtën tabakino dy herë në Tiranë, arrestohen dy të rinj

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Tabachino”, duke goditur një rast të përsëritur të vjedhjes në një tabakino në kryeqytet....

Lajme të tjera

Web TV