Hajdari për Veliun: S’mund të vazhdojë të qëndrojë më në atë detyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar ashpër pas publikimit të videos në Kuvend nga Drejtori i Përgjithshme i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Me anë të një postimi në rrjetin social ajo shprehet se është e indinjuar nga reagimi i Ardi Veliut i cili është munduar të justifikojë një krim të rëndë që ka ndodhur duke qenë protagonist unifomat blu.

Kujtojmë se javë më parë disa policë të veshur me uniformë goditën një 15-vjeçar pasi kishte shkelur rregullat e karantinës.

Postimi i plotë

“Si grua dhe si nënë jam shumë e indinjuar nga sjellja e sotme e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë i cili u mundua të justifikonte një krim të rëndë nga ana e policisë së shtetit, dhunimin e një minoreni pa asnjë shkak e në mënyrë kafshërore, duke denigruar figurën e nënës së tij. Detyra e Policisë së shtetit nuk është të përgjojë qytetarët e thjeshtë nga vrima e rrjeteve sociale, nuk është as denigrimi i taksapaguesve të rregullt, as nuk është bërja e biografive të personave që dhunojnë apo familjeve të tyre e aq më tepër nuk është ajo e denigrimit të grave dhe vajzave. JO!

Detyra e policisë së shtetit është të godasë fort dhe pa mëshirë krimin e organizuar. Nëse Drejtori i Përgjithshëm do të kishte të njëjtin zell që ka për të denigruar nënat e viktimave të dhunës policore duke luftuar bandat dhe organizatat mafioze, Shqipëria do të ishte një vend më i sigurt për të gjithë. Kjo sjellje e tij e bën me turp gjithë strukturën e policisë dhe ky person nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më në atë detyrë“, shkruan Hajdari.

 

 

gj.b/fjala.al

 

 

 

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV