Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet pas komentit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili arsyetoi dhunën ndaj 15-vjeçarit te parku i Liqenit në Tiranë me videon e të ëmës me pistoletë.
Një prej reaguesve ka qenë dhe mjekja Anika Dokle, vajza e ish-deputetit socialist Namik Dokle, e cila nuk kursen aspak ironinë.
Mjekja ironizon se do heqë fotot që i tregojnë karakter të keq, që të mos i ngelet vajza pa martuar.
“Nga çfarë familje vjen ky fëmija…”
Po heq nga FB fotot ku kam dalë me rroba banjo (pa to ka kush del), duke tymosur ndonjë cigare, e “dehur” pas ndonjë gëzimi familjar dhe shoqëror, po heq fotot e zborit me pushkën model 52 në krah, se jo për gjë, por do më mbetet dhe vajza pa martuar.
Ma va….!”, shkruan mjekja e njohur në postimin e saj./E.B./Fjala.al