“5 zëvendësime ndihmojnë rivalët”..Trajneri i Barçës kundër ndihmës

"Shumë ndeshje do t'i zgjidhim në minutat e fundit" tha Setien

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i skuadrës së Barcelonës, Quique Setien, pretendon se ndihma që po jep UEFA për shtimin e numrit të ndërrimeve, nuk e ndihmon ekipin e tij në garën për La Liga. Setien mendon se sugjerimet për skuadrat që të bëjnë nga pesë zëvendësime do të ndihmojnë rivalët e tyre, por praktikisht “dëmtojnë” shanset e formacionit blaugrana për të fituar … sepse kundërshtarët nuk do të lodhen aq shumë.

Ekipet në Bundesliga kanë arritur të bëjnë deri në pesë ndryshime në vend të tre lojtarëve të zakonshëm që nga kthimi i ligës në fushë pas emergjencës së coronavirus, pasi FIFA miratoi masën në një përpjekje për të shmangur dëmtimet e lojtarëve pas pushimit të gjatë nga pandemia.

LaLiga është vendosur të kthehet në 11 qershor dhe do të miratojë të njëjtat masa, por Setien beson se kjo gjë mund të funksionojë kundër katalanasve.

“Nuk e di nëse do të na dëmtojë apo na sjellë dobi,” i tha 61-vjeçari mediave. ‘Unë mendoj se do të na dëmtojë për shkak të mënyrës sonë të lojës. Ne e dimë që shumë ndeshje do t’i zgjidhim në minutat e fundit. Nëse i jepni rivalit mundësinë e vendosjes së lojtarëve të freskët në atë kohë, dobësia që krijohet, me lojtarë të lodhur, nuk do të ndodhë dhe na gjen në disavantazh. Por gjithashtu mund të na japë suport të madh në një moment specifik. Është diçka e panjohur dhe ne do të shohim se si shkon ‘ tha trajneri i Barcelonës.

‘Do të na pëlqente më shumë kohë stërvitje. Shpresoj se nuk ka shumë lëndime dhe se është më pak e dëmshme nga sa imagjinojmë kur të rinisim kampionatin ‘ tha Setien. Barcelona është vetëm dy pikë para rivalit të përjetshëm në Spanjë, Real Madrid, me 11 ndeshje të mbetura këtë sezon.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV