Kur ishte vetëm 6 vjece, Thylane Blondeau u shpall “vajza më e bukur në botë” dhe sot që është 19 ajo duket ende e bukur dhe mbi të gjitha, pamja e saj ka bërë që ajo sot të gëzojë një jetë të qetë, e mbi të gjitha të sigurtë financiarisht.
Modelja vijon të sigurojë kontrata të majme, prej 13 vitesh, duke qënë imazh i dhjetëra kompanive. Madje nuk ngurron që në rrjetet sociale të pyesë ndjekësit e saj se cfarë mendojnë për një nga shtëpitë e saj, atë në Paris, duke treguar se vijon të jetojë mes luksit dhe me shumë stil.
Thylane, që në muajin prill mbushi 19 vjec, u bë e njohur botërisht në vitin 2017 pasi u shfaq në kopertinën e revistës prestigjoze “Vogue” që në moshën 6 vjecarja, si një nga fëmijët më të bukur në botë, e vetmja e moshës së saj që shfaqej në kopertinën e një reviste mode.
Aq mjaftoi sa për t’i siguruar asaj kontrata të pafundme, që sot të jetojë mes luksit, me disa shtëpi në disa shtete. Edhe pse për pjesën tjetër të botës ajo ka mbetur ende bukuroshja 6 vjecare, Thylane, që është vajza e futbollistit francez Patrick Blondeau, kujton se ajo është rritur tashmë dhe vijon jetën e saj, ka një super shtëpi në qendër të Parisit dhe mbetet një nga modelet më të kërkuara e më të paguara nga agjencitë e modës.
Për herë të parë ajo sfiloi mbi pasarelë për Jean Paul Gaultier. Por karriera e saj si modele mori një tjetër hov kur në 2017 sfiloi për Dolce & gabbana në Javën e Modës në Milano, për tu ftuar më pas cdo vit atje. Ajo është shpallur gjithashtu ambasadore e firmës L’Oreal si dhe është imazhi zyrtar i dizenjuesit francez të parfumeve “Lolita Lempicka”./Fjala/ k.b
Burimi: The Sun