Forbes akuza të rënda ndaj miliarderes Kylie Jenner. Tregton produkte të lira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kylie Jenner është gënjeshtare dhe aspak miliardere, akuzon Forbes.

Linja kozmetike e 22 vjeçares është vënë nën presion të madh pasi Kylie tregton produkte krejt të lira, me një shërbim ndaj klientit të tmerrshëm e shumë të tjera.

Akuza e rëndë vjen nga revista “Forbes” e cila e akuzon biznesmenen se gënjen për statusin e saj si miliardere e madje, autoritetet amerikane kanë vënë në pikëpyetje edhe suksesin e biznesit të saj, ndryshe nga sa reklamohet në rrjetet sociale e media. Sipas të dhënave që Forbes ka siguruar më herët nga Zyra e Statistikave për Bizneset, klientët janë ankuar për cilësinë “e lirë” të të gjitha produkteve të saj të kozmetikës.

Dikush shkruante në ankesën e saj, madje një personazh i njohur: “Peneli është ngjitës dhe nuk ka pigmnet. Paratë mesa duket shkojnë vetëm për emrin. Buzëkuqi as nuk duket në foto. Është cilësi e dobët”.

Një tjetër shkruan: “Gjëra të lira, nuk vlejnë asnjë grosh. Më ngelën në derë këto produkte duke qënë se paratë nuk kthehen mbrapsht”.

Klientët madje janë ankuar edhe për shërbimin e tmerrshëm ndaj klientit, askush prej tyre nuk është i sjellshëm dhe nuk ka dëmshpërblim për sjeljen, zhgënjimin e as për produktet e tmerrshme që tregojnë.

Të premten, revista prestigjoze Forbes publikoi artikullin me dyshimet për listimin e Kylie si miliarderja në moshë më të re në botë për vitin 2019.

Ajo e ruajti këtë statusin edhe për 2020-ën, pasi shiti 51% të aksioneve të kompanisë së saj Kylie Cosmetics ndaj kompanisë Coty, për shumën e 1.2 miliardë dollarëve. Kylie reagoi përmes Tëitter në mbrojtje të vetes dhe kompanisë së saj.

Një burim tha për tabloidin “The Sun” se Kylie dhe nëna e saj Chris Jenner janë nën presion tashmë dhe i frikësohen se këto informacione, të nxjerra publikisht edhe nga autoritetet pas një investigimi, mund të shkatërrojnë reputacionin e bredit të tyre, e aq më keq, mund të ketë probleme me qeverinë amerikane.

Lexo edhe :  Skifteri nga Lezha mburret me makinën luksoze, mediat angleze: Kushton 80.000 paund

Kylie e nisi biznesin e saj fillimisht me linjën e buzëkuqit Kylie në vitin 2015. Në 2018, ajo nisi edhe linjën e trajtimeve për lëkurën Kylie Skin, një linjë me produkte vegjetale./Fjala/k.b

Burimi: The Sun

Të fundit

Performanca e fundit e Ozzy Osbourne, brishtësia ishte fuqia e tij e vërtetë

nga Lauren Martin Zëri i tij ishte ai që ngriti nga toka një zhanër të tërë si heavy metal, por...

Avokati: Ja çfarë duhet të kemi kujdes kur dhurojmë një pronë

Mëngjesin e sotëm në një emision televiziv ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me kalimin e pronësisë dhe rregullat...

E akuzuar për kultivim droge në Spanjë, arrestohet një grua në Kavajë

Një 54-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e Policisë në Kavajë, pasi akuzohet nga autoritetet spanjolle për kultivim të bimëve narkotike. Përmes një njoftimi, Policia...

Kapexhiu zbulon pengun: Nuk duhet ta kisha bërë atë karikaturë për Ramën…

Bujar Kapexhiu, duke folur për pasionin e tij të madh për karikaturën, zhanrin që e ka lëvruar dekadat e fundit me shumë pasion, u...

Aksident tragjik në Palasë-Dhërmi, humb jetën i mituri

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi. Drejtuesi i një automjeti, 36-vjeçar, i cili ishte në gjendje...

Lajme të tjera

Web TV