Kosovari i fiksuar keq me Luana Vjollcën, moderatorja e kallëzon në polici (Detajet)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luana Vjollca është një nga vajzat më të përfolura të showbizit shqiptar me shumë ndjekës në rrjetet e saj sociale, por një prej tyre e ka tejkaluar pëlqimin nëpërmjet ekranit duke e përndjekur këmba këmbës. Moderatorja prej 3 muaj është ndjerë e bezdisur nga një fans i saj dhe i është drejtuar policisë për të bërë një kallzim penal për përndjekje.

“BalkanWeb” raporton se një i ri 28-vjeçar nga Kosova i identifikuar si A. Morina që prej shkurtit dhe deri para pak ditësh e ka përndjekur moderatoren në ambientet e punës në televizion dhe në banesën e saj private në zonën e Kodrës së Diellit duke tentuar pa reshtur që të komunikojë me të.

Pasi nuk ka mundur që t’i shpëtojë kësaj përndjekjeje Luana Vjollca i është drejtuar komisariatit nr. 1 duke bërë kallëzim. Nga ana e saj policia nuk ka mundur ende ta gjejë dhe shoqërojë të riun.

Edhe tre vite më parë, Luana mbeti në mes të një sherri që partneri i saj bëri me djaloshin që e ndiqte prej kohësh. Luana Vjollca është përballur me përndjekjen nga ana e fansit të saj të çmendur, i identifikuar si Besmir Lila. Kur fansi i është afruar ne zonën e Astirit kur Luana ishte ne makinë menjëherë ka ndërhyrë partneri saj, që ka goditur Lilan, duke e çuar sherrin në një konfrontim fizik ku nderhyu dhe policia./E.B./Fjala.al

Të fundit

Armëpushimi Iran-Izrael nuk zgjat Netanyahu do një luftë të përhershme

Simon Tisdall* “Lufta mbaroi!” – Përveçse nuk ka mbaruar, as për së afërmi. Armëpushimi verbal mes Iranit dhe Izraelit mund...

“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Tatimet kanë nisur një aksion për formalizimin e sektorit të turizmit, duke monitoruar dhe analizuar subjektet që janë në platformat Booking dhe AirBnB për...

Temperaturat e larta, ministrja Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin e verës

Temperaturart e larta në këto ditë vere sjellin nevojën për shtim të kujdesit ndaj vetes. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë...

Çfarë mungon në verën ideale për fëmijët? Hapësirat publike bujare

Të bëhesh prind të bën të shohësh qytetet ndryshe. Meritojmë më shumë sesa parqe të mbyllura dhe pishina për fëmijë me dry Rhiannon Lucy Cosslett Nuk...

Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes për përfundim të luftës në Gazë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje të dielën për përparim në bisedimet për armëpushim në konfliktin në Gazë, duke bërë thirrje që palët...

Lajme të tjera

Web TV